21:03 / 03.06.2024
Mbappe edhe zyrtarisht është i Real Madridit
F.Bytyqi/RTKLive
Ylli francez Kylian Mbappe edhe zyrtarisht është i gjigantit spanjoll, Real Madrid.
Real Madrid përmes një njoftimi, ka konfirmuar blerjen e reprezentuesit të Francës.
Pas ndarjes me PSG-në, me një “telenovelë” që zgjati gjatë gjithë sezonit, ‘Los Blancos’, tashmë edhe Mbappe është lojtar i ri i madrilenëve.
“Real Madrid C.F. dhe Kylian Mbappe kanë arritur marrëveshje sipas së cilës ai do të jetë lojtar i Real Madridit për pesë sezonet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e klubi madrilen.























