Kosova mundet nga Norvegjia, shkëlqen Haaland
F.Bytyqi/RTKLive
(E plotësuar, 20:58) Kombëtarja e Kosovës në futboll, nuk është treguar skuadër e fortë në miqësoren ndaj Norvegjisë.
Norvegjezët dhe Dardanët u ballafaquan në Oslo, ndeshje të cilën e fituar norvegjezët me rezultat 3-0, të mërkurën mbrëma.
Dardanët të cilët u paraqiten me disa mungesa të lojtarëve standard, lojë të mirë bën në finish të pjesës së parë dhe në 20-të minutat e fraksionit të dytë, por që assesi nuk ia dolën që të paktën një herë ta çojnë topin në rrjetë.
Padyshim se njeriu i ndeshjes ishte Erling Haaland (16’, 70’, 75’), realizoi het-trik duke ia siguruar fitoren Norvegjisë prej 3-0.
Kjo miqësore është e fundit për Kombëtaren tonë para sfidave të Ligës së Kombeve që nisin në muajin shtator.
Kujtojmë së Kosova në mars kishte humbur edhe miqësoren kundër Hungarisë (2-0).
Humbja nga Norvegjia është e disfata e dytë e Kosovës nën drejtimin e trajnerit Franco Foda.
Haaland kompleton het-trikun, Norvegjia shënon edhe dy gola
(E plotësuar, 20:38) Norvegjia ka shënuar edhe dy gola të shpejta në duel me Kosovën.
Norvegjezët dhe Dardanët po luajnë në Oslo në një ndeshje miqësore, sfidë kjo që pritet të sjellë ndeshje interesante.
Është sërish Erling Haaland (70’, 76’), që ka kompletuar het-trikun për të ngritur epërsinë e Norvegjisë ndaj Kosovës në 3-0.
Mbyllet pjesa e parë, Norvegjia në avantazh ndaj Kosovës
(E plotësuar, 19:53) Pjesa e parë mes Norvegjisë dhe Kosovës, është mbyllur me epërsinë e skuadrës nikoqire prej 1-0.
Norvegjezët dhe Dardanët po luajnë në Oslo në një ndeshje miqësore, sfidë kjo që pritet të sjellë ndeshje interesante.
Ishte ylli norvegjezë Erling Haaland (16’), i cili zhbllokojë ndeshjen duke kaluar skuadrën mike në epërsi prej 1-0.
Dardanët në finish të pjesës së parë u shfaqen të rrezikshme para portës së Norvegjisë duke e kërkuar golin e barazimit.
Albion Rrahmani pati rastin më të mirë, por për fat të norvegjezëve topi nuk shkojë në rrjetë.
Pas pak nis pjesa e dytë.
Norvegjia në epërsi, shënon Haaland
(E plotësuar, 19:18) Norvegjia ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës.
Norvegjezët dhe Dardanët po luajnë në Oslo në një ndeshje miqësore, sfidë kjo që pritet të sjellë ndeshje interesante.
Është ylli norvegjezë Erling Haaland (16’), ka zhbllokuar ndeshjen duke kaluar skuadrën mike në epërsi prej 1-0.
Fillon ndeshja Norvegji-Kosovë, drejtpërdrejt në RTK
(E plotësuar, 19:00) Ka startuar miqësorja mes Norvegjisë dhe Kosovës, sfidë që vjen drejtpërdrejt në RTK.
Norvegjezët dhe Dardanët po luajnë në Oslo në një ndeshje miqësore, sfidë kjo që pritet të sjellë ndeshje interesante.
Atmosfera në taborin e Kombëtares sonë, është mjaft e mirë dhe premtuese për paraqitje dinjitoze në duel me Norvegjinë e Erling Haaland-it.
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda e ka bërë të qartë së në duel me norvegjezët kërkon fitore.
Norvegji-Kosovë, formacionet zyrtare
Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte në Oslo, do të përballet me Norvegjinë, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.
Norvegjezët dhe Dardanët do të ballafaqohen në një ndeshje miqësore, sfidë kjo që pritet të sjellë ndeshje interesante.
Kombëtarja e Kosovës, mbrëmë ka zhvilluar stërvitjen e fundit para duelit me Norvegjinë.
Atmosfera në taborin e Kombëtares sonë, është mjaft e mirë dhe premtuese për paraqitje dinjitoze në duel me Norvegjinë e Erling Haaland-it.
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda e ka bërë të qartë së në duel me norvegjezët kërkon fitore.
Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:
Norvegjia: Nyland, Ajet, Olsen, Ostigard, Wolfe, Berge, Thorstvendt, Odegaard, Larsen, Bobb, Haaland.
Kosova: Bekaj, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paraqrada, Idrizi, Emërllahu, V. Berisha, Zhegrova, Muriqi, Rashani.
Miqësorja Norvegji-Kosovë fillon në orën 19:00.























