Instituti ‘Ali Hadri’ ndanë 75 tituj për shoqatën ‘Kosova për Sanxhakun’
V.Th. RTKlive
Instituti i Historisë ‘Ali Hadri’ ka ndarë 75 tituj për shoqatën ‘Kosova për Sanxhakun’ për t`i përkrahur aktivistët, studiuesit dhe anëtarët e kësaj shoqate.
“Pas kërkesës së kreut të shoqatës për t'i përkrahur aktivistët, studiuesit dhe anëtarët e shoqatës "Kosova për Sanxhakun", Instituti i Historisë "Ali Hadri", ka ndihmuar bibliotekën e shoqatës me 75 tituj veprash e botimesh shkencore historiografike. Në këto vepra dhe botime, punëtorët shkencorë të Institutit kanë dhënë kontribut të çmueshëm në hulumtimin e trevës së Sanxhakut të Pazarit të Ri”, thuhet në njoftim.
Me këtë rast, Ismet Azizi, në emër të Kryesisë, falënderon drejtoreshën Teuta Shala-Peli, për aprovimin pa hezitim të kërkesës, për këtë ndihmesë.
“Ky është një shembull shumë i rëndësishëm se si duhet të përkrahen shoqatat, të cilat kanë për synim ndriçimin e së kaluarës dhe vetëdijesimin e gjeneratave të reja të kësaj pjese të trojeve shqiptare”, thotë ai.























