Hill: Dialogu, e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve Kosovë-Serbi
BKT
Lajme

Hill: Dialogu, e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve Kosovë-Serbi

G.K/RTKlive

Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura me politikën e qeverisë serbe ndaj dialogut me e Kosovën. Kështu ka deklaruar në një intervistë për programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës, ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill.

Ai nuk ka preferuar të flasë lidhur me politikën perendimore karshi Kosovës, megjithatë thotë se SHBA-të inkurajojnë angazhimin në procesin e dialogut.

“Nuk mund të flas për politikën perëndimore ndaj Kosovës. Mund të flas për politikën tonë me Serbinë dhe bashkëpunimin në këto çështje. Ne e kemi inkurajuar Serbinë të mbetet e angazhuar në procesin e Brukselit dhe ajo e ka bërë këtë dhe po vazhdojnë ta bëjnë këtë duke paraqitur idetë e tyre për zgjidhjen e çështjeve, qoftë ajo e Bankës Postale të Kursimeve, apo çështje të tilla”, ka thënë ambasadori Hill.

Ai ka theksuar se pavarësisht mospajtimit thelbësor mes SHBA-ve dhe Serbisë lidhur me mos njohjën e Kosovës nga Serbia, të dyja vendet kanë bashkëpunim shumë të mirë me njëra tjetrën.

“Ne kemi një dialog shumë të mirë me qeverinë serbe. Kjo është çështje e vështirë sepse siç e dini Serbia dhe Shtetet e Bashkuara kanë mospajtim thelbësor meqë Serbia nuk e njeh Kosovën, ndërsa Shtetet e Bashkuara e njohin. Por, brenda kuadrit të këtij mospajtimi, kemi bashkëpunim shumë të mirë për këtë çështje dhe do ta vazhdojmë atë”, ka deklaruar Hill.

Tutje ambasadori amerikan në Beograd ka theksuar se dialogu është e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve mës Kosovës dhe Serbisë problem këto që kanë rrënjë të thella në histori.

“Për të gjithë ne, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, është me rëndësi të mbështesim përpjekjet e ambasadorit Miroslav Lajçak, sepse është e vetmja rrugë që këto çështje që kanë rrënjë të thella në histori të zgjidhen”, ka thënë diplomati amerikan.

Në intervistë për Zërin e Amerikës, Christopher Hill ka folur edhe për zhvillimet në Serbi dhe zgjedhjet lokale të 2 qershorit, të cilat sipas tij, rrodhën më mirë sesa zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar.


MË SHUME NGA Lajme