19:12 / 08.06.2024
Osmani thotë se nuk ka teknologji që zëvendëson librin
A.B | RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka vizituar panairin e librit "Prishtina 2024".
Ajo ka shkruar në “Facebook”, se nuk ka teknologji që zëvendëson librin. “Nuk ka teknologji apo inovacion që mund të zëvendësojë ndjesinë që i jep shpirtit leximi i librit”, ka shkruar ajo në ‘Facebook’.























