12:44 / 09.06.2024
Çeku për koncertin e këngtares Shkurte Fejza: Një mbrëmje plot emocion
Mbrëmë është mbajtur koncerti për 50 vjetorin e karrierës së këngëtares Shkurte Fejza.
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, tha se nuk kishte si të fillonte më mirë festa e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
“Një mbrëmje plot emocion. 50 vite karrierë e artistes së madhe Shkurte Fejza. Faleminderit për emocionet që na dhuruat sot”, ka shkruar ai në “Facebook".























