Mbahet testi me shkrim për kandidatë për prokurorë të rinj të shtetit
BKT
Lajme

Mbahet testi me shkrim për kandidatë për prokurorë të rinj të shtetit

E. Hoti / RTKlive

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka organizuar mbajtjen e testit me shkrim, në kuadër të procesit të rekrutimit të 24 prokurorëve të rinj të shtetit, i cili është duke u mbajtur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Në njoftimin KPK-së për media thuhet se në testin me shkrim janë duke marrë pjesë 281 kandidatë, prej tyre 150 meshkuj dhe 131 femra, prej të cilëve dy janë pjesëtarë nga radhët e minoriteve.

“Kryesuesi i Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit, Blerim Isufaj, së bashku me anëtarët e tjerë, është duke mbikëqyrë rrjedhën e mbajtjes së testit me shkrim.

Ky proces është duke zhvilluar edhe nën mbikëqyrjen e monitoruesve të EULEX-it dhe OSBE-së.Këshilli Prokurorial i Kosovës do t’ju mbajë të informuar me kohë për rrjedhën e procesit të mëtejshëm”, thuhet tutje në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme