Në Kaçanik mbahet Turneu i Shahut
RTKlive
Nën patronatin e Kryetarit të komunës Besim Ilazi në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 11 Qershorit - Ditës së Çlirimit, në Shtëpinë e Kulturës “Xheladin Kurtaj”, në bashkëpunim me Klubin e Shahut “Lepenci” dhe me Federatën e Shahut të Kosovës, u organizua turneu në shah në në cilin morën pjesë 75 pjesëmarrës .
Turneun e hapi kryetari Besim Ilazi i cili përshëndeti garuesit dhe njëkohësit falenderoi ata për pjesëmarrje në këtë ditë të veçantë për qytetin tonë dhe ju uroi suksese në turne.
Turneun e përshëndeti edhe përfaqësuesi i federatës së Shahut të Kosovës . Pas shumë dueleve interesante vendi i parë i takoi Nderim Saraqi, vendi i dytë Endrit Uruçi dhe vendi i tretë Muhamet Asllani.
Gjithashtu kryetari i Klubit të shahut “Lepenci” Naim Beqa për kontributin e dhënë në klubin e shahut “Lepenci” me mirënjohje nderoi Sejfulla Shehu, Esat Zharku dhe Aziz Koxha .























