Osmani për Ramën: Bashkë, për t’i shënuar momentet më të rëndësishme
Edona Podvorica/RTKlive
Presidentja Vjosa Osmani në nder të 25 vjetorit të çlirimit të vendit, ka pritur në takimi kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Presidentja Osmani ka publikuar disa fotografi, në të cilat ka shkruar se janë bashkë, për t’i shënuar momentet më të rëndësishme të historisë.
"Bashkë, për t’i shënuar momentet më të rëndësishme të historisë së popullit tonë! Mirë se erdhe Kryeministër Rama”, ka shkruar Osmaninë Facebook.
Rama e D`Alema takohen me Osmanin
Kanë mbërritur në presidencë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ish-Kryeministri Italian Massimo D’Alema.
Rama e D'Alema janë pritur nga presidentja Vjosa Osmani, me të cilët po zhvillon një takim.
Mediat janë lejuar të marrin pamje te pritja para objektit të Presidencës, ndërkohë që nuk është paraparë të mbahet ndonjë konferencë e përbashkët për media.
Rama sot viziton Kosovën
Në Kosovë sot qëndron kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të pres në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Edhe kryetari i Prishtinës Përparim pret në takim kryeministri e Shqipërisë Edi Rama ku do t’i ndahet çmimi “Çelësi i Qytetit.
Gjithashtu, kryeministri Rama do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, e organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Fondacioni “Ibrahim Rugova”.
Në këtë konfrencë folës kryesorë janë Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë; Massimo D’Alema, ish-kryeministër i Italisë; Jeffrey Hovenier, ambasador i ShBA-së.























