Abdixhiku: Tony Blair, mik i madh i Kosovës, një hero i historisë sonë
BKT
Lajme

Abdixhiku: Tony Blair, mik i madh i Kosovës, një hero i historisë sonë

A.B | RTKlive

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se Tony Blair është mik i madh i Kosovës dhe një hero i historisë sonë.

"Yjet politike, herë pas here, sjellin udhëheqës që në betejën e madhe të së mirës kundër së ligës, zgjedhin veprimin e drejtë. Atë njerëzor! Aspak të lehtë, por shpëtimtarë për një popull të tërë. Tony Blair ishte i tillë për ne!. Një mik i madh i Kosovës; një hero i historisë sonë. Një figurë qenësore e lirisë sonë! Për këtë ai ka siguruar përjetësinë mes nesh. Takimi me të, ishte sa i veçantë aq dhe rikujtues se sa me fat ishim në orët tona më të rënda!", ka shkruar ai në 'Facebook'.

 


MË SHUME NGA Lajme