Dënohet njëri shofer për gara shpejtësie, tjetri në kërkim
BKT
Lajme

Dënohet njëri shofer për gara shpejtësie, tjetri në kërkim

M.P / RTKlive

Policia e Kosovës ka dënuar me heqje të patent shoferit për dhjetë muaj ndaj shoferit i cili ka bërë gara shpejtësie në fshatin Koshare të Ferizajt.

“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj me datën 11.06.2024  rreth orës 01:13 në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime , saktësisht në fshatin Koshare të Ferizaj ka ndaluar shoferin : Ç.F (M/K) i moshës 24  vjeçar, i cili me veturën e tij po bënte gara të shpejtësisë me një veturë tjetër, duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, duke zhvilluar shpejtësi 118 km/h në zonën e kufizimit 50 km/h”, ka njoftuar policia.

Përveç heqjes së patent shoferit, personi është gjobitur edhe me 400 euro dënim si dhe 4 pikë negative.

“Ndërsa, shoferi i veturës tjetër Peugeot me targa vendore ka lënë veturën në rrugë dhe është larguar në drejtim të panjohur, për të cilin policia është në kërkim të tij”, vazhdon njoftimi.


MË SHUME NGA Lajme