09:04 / 12.06.2024
Clintoni kujton 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, Osmani e falënderon
SH.Ç/RTKlive
Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton i cili pati rolin kryesor në ndërhyrjen e NATO-së për të ndal gjenocidin në Kosovë, ka kujtuar 25-vjetorin e çlirimit të vendit tonë.
Clinton ka publikuar një video në platformën “X” në të cilën flet për ndërhyrjen e NATO-së, ndërsa ka kujtuar 25 vjet paqe në Kosovë.
“Ndërhyrja ushtarake ndihmoi në rivendosjen e vetëqeverisjes për krahinën dhe çoi në pavarësinë e Kosovës më 2008”, ka shkruar ai, teksa në një postim tjetër ka thënë se shpreh falënderimet për 25 vjet paqe në Kosovë.
Këtë postim e ka shpërndarë edhe presidentja Vjosa Osmani.
“…dhe Republika e Kosovës ju falënderon, zoti President, që e keni bërë të mundur këtë paqe”, ka shkruar Osmani.























