Feyenoord gjen zëvendësuesin e Slot
Uran Krasniqi / RTKLive
Brian Priske është trajneri i ri i Feyenoord Rotterdam .
Skuadra holandeze ka nënshkruar një kontratë trivjeçare me ish-trajnerin e Sparta Prague, duke e emëruar atë si trajnerin e ri të skuadrës pas largimit të Arne Slot për në Liverpool.
Trajneri danez i bashkohet klubit holandez pas një periudhe të suksesshme në Republikën Çeke, ku u fituan disa tituj. Priske gjithashtu kishte fituar kampionatin danez me FC Midtjylland në vitin 2020, ndërsa kishte kaluar një sezon si trajner në Royal Antwerp në Belgjikë.
“Ne sigurisht nuk nxituam në kërkimin e një trajneri të ri”, ka thënë Dennis te Kloese, Drejtor teknik te Feyenoord. “Ishte një proces që zgjati shumë muaj, në të cilin përveç meje u përfshinë shumë kolegë dhe shumë trajnerë u ndoqën intensivisht për të parë se kush i përshtatej më mirë profilit tonë. Brian Priske doli të ishte zgjidhja logjike dhe më e mirë për të gjithë".























