Në ditën e çlirimit qytetarët kanë rrëfime të veçanta |VIDEO
BKT
Lajme

Në ditën e çlirimit qytetarët kanë rrëfime të veçanta |VIDEO

Fatos Cervadiku / RTK

E që gjithçka të shkojë siç duhet në ditën e 25 vjetorit të çlirimit, ditë feste, u përkujdes policia e Kosovës. Kjo pasi mijëra qytetarë, dolën për të parë forcat e sigurisë, që parakaluan për nder të 25 vjetorit të çlirimit.

E për një ditë të tillë festimi, kryeqyteti është bërë gati më herët. Para mesditës, qytetarët filluan të mblidhen shesheve të Prishtinës.

Secili ka një rrëfim të veçantë për këtë ditë.

“Ndjenja ma e mirë, më e madhe s'ka pas, jo veç për mu po edhe për krejt popullin, ka qenë një diçka e papërshkrueshme, kamë dalë me shikua çfarë kënaqësie është, kënaqësi më të madhe se qetash nuk ka se për popullin Shqiptar”, ka thënë qytetari.

“Me i kujtua ata burra të mëdhenj atë 99-sh, lum ata që e dhanë kontributin ma të mirën për vendin tonë”.

“Po më doket si nata dhe dita, emocionet të papërshkrueshme se kemi prit, mirë, krenar, me ushtrinë, krenar me lirinë”.

“Për mua personalisht ka qenë ndjenja ma e ëmbël”.

E për ata që janë gardianë të këtij vendi, e ardhmja për brezat që vijnë do të jetë më e sigurt në shtetin që po ndërtohet çdo ditë.


MË SHUME NGA Lajme