Policia konfiskon një sasi armësh e municioni në dy lokacione në veri/Video
BKT
Lajme

Policia konfiskon një sasi armësh e municioni në dy lokacione në veri/Video

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka konfiskuar sasi të konsiderueshme armësh gjatë operacionit të sotëm në Mitrovicë të Veriut. Sipas policisë janë kontrolluar dy lokacione, njëri në pronësi të Marjan Radojeviqit e tjetri të Zarko Cvetkoviqit.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani në një konferencë për media tha se në kuadër të aktiviteteve operative në bashkëpunim me AKI-në dhe qytetarët, kanë arritur t’i identifikojnë dy lokacione me armatim të fshehur, nga ish-pjestarë të Mbrojtjes Civile dhe pjesëtarë të grupit terrorist të Banjskës.

Ai tha se lokacioni i parë është në veri të Mitrovicës, në afërsi të Tre Rrokaqiejve dhe se ndërlidhet me personin në kërkim, Marjan Radojeviq, ndërsa lokacioni tjetër është në rrugën “Qeta e Minatorëve”, në veri i Mitrovicës qe ndërlidhet me subjektin në kërkim Zarko Cvetkoviq.

Armët e konfiskuara:

Lokacioni 1:

•           3 Armë  të gjata AK-47

•           4 Karikatorë me 60 fishekë

•           1 krehër me 11 fishek

•           1 këllëf revole

•           1 çantë ushtarake

Lokacioni 2 :

•           1 rrip brezi me 25 fishek për armë gjuetie.

•           23 fishekë për armë gjuetie

•           Pistolete TT me 1 karikator me 8 fishekë

•           3 karikatorë me nga 8 fishekë

•           2 karikatorë në fotrollë

•           28 fishekë për armë të gjatë

•           10 kreher me fishekë të armës së gjatë (99 fishekë)

•           1 kuti me fishekë 7x62

•           4 pastruese të armës

•           Kuti me lëndë të dyshimtë

•           Armë e gjatë me bajonetë

•           1 pistoletë me 2 karikatorë me nga 8 fishekë 7x62 dhe 1 fotroll.

•           Çantë e zezë me pajisje për pastrim të  armës

•           2 kutia me nga 50 fishekë 7x62

•           3 karikatorë me fotrolla me nga 8 fishekë

•           Armë e gjatë gjuetie me çantë.

•            Iriq metalik

•           Jelek i brendshëm Antiplumb

•           30 copë mjet i dyshuari Eksploziv TM 100

•           1 Uniformë

•           Çantë e zezë me pajisje të ndihmës së parë

•            Adapterë për radiolidhje

Pamje nga armatimi i konfiskuar nga Polica e Kosovës


MË SHUME NGA Lajme