Osmani e takon Milatoviqin, flasin për koordinimin në mbrojtje të paqes
BKT
Foto: Vjosa Osmani / Facebook
Lajme

Osmani e takon Milatoviqin, flasin për koordinimin në mbrojtje të paqes

V.Th. RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Zvicër ku do ta përfaqësojë Republikën në Samitin e Paqes për Ukrainën, teksa ka nisur takimet dypalëshe.

Presidentja ka njoftuar se sot ka takuar presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq, me të cilën ka biseduar për koordinimin në mbrojtjen e paqes.

“Në kuadër të Samitit të Paqes për Ukrainën, me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq diskutuam për rëndësinë e aleancave dhe koordinimit në mbrojtje të demokracisë dhe paqes”, ka njoftuar presidentja përmes Facebookut.


MË SHUME NGA Lajme