Osmani falënderon Maltën për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës
BKT
Lajme

Osmani falënderon Maltën për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës

N.M. /RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidenten e re të Maltës, Myriam Spiteri Debono, në Zvicër, ku po mbahet Samiti i Paqes për Ukrainën.

Osmani, në një postim në Fascebook, ka thënë se Malta është një vend mik dhe i ka shprehur shpreha mirënjohjen presidentes Debono, për mbështetjen e vazhdueshme që vendi i saj i ka dhënë Kosovës.

“Në Zvicër, realizova takimin e parë e të përzemërt me Presidenten e re të Maltës, Myriam Spiteri Debono. Malta është një vend vërtet mik, andaj i shpreha mirënjohjen e thellë Presidentes Spiteri Debono për mbështetjen e vazhdueshme që vendi i saj i ka dhënë Republikës tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Samitin e Paqes për Ukrainën, që po mbahet në Bürgenstock, afër Lucernit, në Zvicër.

 


MË SHUME NGA Lajme