Osmani takon Harrisin: I përcolla mirënjohjen e popullit të Kosovës
BKT
Lajme

Osmani takon Harrisin: I përcolla mirënjohjen e popullit të Kosovës

N.M. /RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar në Samitin e Paqes për Ukrainën që po mbahet në Zvicër, zëvendëspresidenten amerikane Kamala Harris.

Osmani në një postim në Facebook, ka thënë se ia ka përcjellë Harrisit mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen amerikane.

“Me Zëvendës Presidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris. I përcolla mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë tonë të përjetshme!”, ka shkruar Osmani.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Samitin e Paqes që po mbahet në Bürgenstock, afër Lucernit, në Zvicër.


MË SHUME NGA Lajme