Liderët e partive politike urojnë qytetarët për festën e Kurban Bajramit
N.M. /RTKlive
(E plotësuar) Liderë partiakë e institucionalë shtetëror kanë uruar qytetarët për festën e Kurban Bajramit, ata kanë nisur vizitat e tyre në Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e kësaj feste.
Abdixhiku: Festa dhe gëzimi qofshin përherë në familjet tuaja
Kryetari i LDK-së ka uruar festën e Kurban Barjamit si një ditë reflektimi për sakrificën, durimin e dhembshurinë njerëzore.
Ai, përmes rrjetit social Facebook, tha se kjo festë ashtu siç simbolizon sakrificën për paqe e lumturinë e njerëzve ndaj njëri-tjetrit, ashtu le ta forcojë e fisnikërojë ndjenjën e solidaritetit për tu bërë më të mirë
:Kjo festë ashtu siç simbolizon sakrificën për paqe e lumturinë e njerëzve ndaj njëri-tjetrit, ashtu le ta forcojë e fisnikërojë ndjenjën e solidaritetit për tu bërë më të mirë e të mirat t’i ndajmë me të tjerët. Sepse, të jesh afër në mirësi e të ndash aq sa ke me të tjerë në vështirësi, është virtyt madhështor njerëzor. Në festa sikurse kjo e sotmja ne përpiqemi të forcojmë më shumë dashurinë dhe sakrificën tonë ndaj Krijuesit – prandaj mirësia e mbarësia le të bëhen pjesë e përditshmërisë tonë; për vendin, për shoqërinë dhe për njëri-tjetrin, shkruan Abdixhiku.
Ai tha se në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe, ua uron festën e Bajramit të vogël. ?Festa dhe gëzimi qofshin përherë në familjet tuaja!”
Haradinaj uron qytetarët për festë: Festofshim gjithmonë bashkë!

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Kurban Bajramit. Ai, me këtë rast, ka uruar festën e Kurban Bajramit gjithë besimtarëve.
Haradinaj gjatë vizitës theksoi se duhet t’u dalin në ndihmë njerëzve që kanë nevojë.
“Vëllezër e motra shqiptarë të besimit Islam, me fat festa e Kurban Bajramit! Festofshim gjithmonë bashkë!”, ka thënë Haradinaj.
Festa e Kurban Bajramit është uruar edhe nga liderët tjerë institucionalë e opozitarë.























