Osmani takoi Këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit Biden
BKT
Lajme

Osmani takoi Këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit Biden

B. H. | RTKlive

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, Jake Sullivan, dhe ambasadorin Michael Carpenter - Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë.

“Një takim i rëndësishëm me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, z. Jake Sullivan, dhe Ambasadorin Michael Carpenter - Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, mbi rolin jetik të Shteteve të Bashkuara për paqe dhe siguri të qëndrueshme si dhe për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit tonë”, ka shkruar presidentja Osmani.


MË SHUME NGA Lajme