Malisheva do të përballet me Buduçnostin
BKT
Sport

Malisheva do të përballet me Buduçnostin

B. H. | RTKlive

Skuadra e Malishevës do të debutojë në garat evropiane në duel me skuadrën e njohur malazeze, Buduçnost nga Podgorica.

Ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së Konferencës, Malisheva e luan si vendase më 11 korrik, derisa ndeshjen e kthimit në Podgoricë, më 18 korrik. Ndërkaq, skuadra e Dritës, e cila garat do t’i nisë nga rrethi i dytë i Ligës së Konferencës, kundërshtarin do ta mësojë të mërkurën. Ndeshjet e para të rrethit të dytë luhen më 25 korrik, kurse ato të kthimit më 1 gusht.