Begaj: Shqipëria gjithmonë krah i Kosovës
SH.Ç/RTKlive
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka folur për “hatërmbetjes” së Kosovës ndaj Shqipërisë, posaçërisht sa i përket zhvillimeve në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Presidenti Begaj ka deklaruar se s’ka vend për pakënaqësi sepse Shqipëria do të jetë gjithmonë krah i Kosovës.
“Kosova është interesi më madhor i Shqipërisë, Shqipëria është avokatja më e mirë e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe në çdo organizatë ndërkombëtare dhe çdo iniciativë rajonale përmendet dhe mbrohet Kosova. Patjetër që ne do të kemi këtë bashkëpunim dhe në të ardhmen nuk mendoj që ka vend për pakënaqësi. Ne jemi aty, do të jemi gjithmonë në mbështetje të Kosovës. Para dy ditësh isha në Kosovë, mora pjesë në festimet e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, kjo tregon që marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera”, tha Begaj në intervistën për DW.
Begaj ka dolu edhe për adresimin e problemeve të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Ai ka theksuar se e ka përgjegjësi kushtetuese të mbroj shqiptarët kudo ku ata punojnë e jetojnë dhe një prej tyre është komuniteti shqiptar që jeton në Luginën e Preshevës.
“Unë në fjalën time në asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kam ngritur shqetësimin në lidhje me shpopullimin e rajonit të Luginës së Preshevës, me pasivizimin e adresave, dhe besoj se është në nderin tonë që të vazhdojmë të mbrojmë interesat e shqiptarëve në këtë Luginë”, ka thënë Begaj























