Ndërron jetë Hava Maloku, bashkëshortja e Enver Malokut
BKT
Lajme

Ndërron jetë Hava Maloku, bashkëshortja e Enver Malokut

G.K/RTKlive

Ka ndërruar jetë bashkëshortja e veprimtarit të LDK-së Enver Malokut, Hava Maloku.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur vajza e saj, ish deputetja e LDK’së, Doruntinë Maloku.

Varrimi i saj do të bëhet nesër, më 22 qershor, e shtunë, ne orën 13:00, në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.

“Mami do të mbetet përherë në jetët tona si shembull i vetëmohimit, dashunisë së pakusht, zonjës së randë e dinjitoze deri në frymën e fundit, dhe për këtë do të jemi mirënjohës e krenarë sa t'kemi jetë", ka shkruar mes tjerash Doruntinë Maloku.


MË SHUME NGA Lajme