Ben-Meir: Zbatimi i planit franko-gjerman do të kishte njohje reciproke
BKT
Lajme

Ben-Meir: Zbatimi i planit franko-gjerman do të kishte njohje reciproke

SH.Ç/RTKlive

Profesori amerikan, njëherësh ekspert i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir, ka thënë se plani franko-gjerman i prezantuar më 27 shkurt 2023, përmban të gjitha elementet që nëse do të zbatoheshin do të kishin çuar në njohje reciproke.

“Gjermanët dhe francezët deklaruan se të dyja palët ishin angazhuar për zbatimin e planit dhe se angazhimi i tyre verbal me sa duket ishte i mjaftueshëm. Tani ne e dimë se asnjëra palë nuk bëri ndonjë lëvizje të rëndësishme për të zbatuar ndonjë nga dispozitat e planit. Që atëherë, jo vetëm që nuk ka pasur përparim në dialogun mes dy vendeve, por marrëdhëniet janë përkeqësuar më tej.N ë një farë mënyre, BE-ja u mbështet shumë më rëndë te Kurti sesa te Vuçiq, veçanërisht në çështjen themelore të Asociacionit të komunës, të komunave, për të thyer bllokimin”, ka shkruar ai.

 


MË SHUME NGA Lajme