Pritje vëllazërore për presidentin Begaj nga Haradinaj në Gllogjan
BKT
Lajme

Pritje vëllazërore për presidentin Begaj nga Haradinaj në Gllogjan

F.Sertolli / RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në Gllogjan presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Haradinaj ka bërë të ditur se Komuna e Deçanit ka nderuar presidentin Begaj me titullin "Qytetar nderi i Deçanit". 

"Sot na nderoi me vizitë në familje në Gllogjan dhe në komunë në Deçan, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Gjaku s’bëhet ujë, së bashku me presidentin e Shqipërisë nderuam të rënët për liri në kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan", ka thënë Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme