Presidenti Begaj nderohet me titullin “Qytetar nderi” i Deçanit
SH.Ç/RTKlive
Komuna e Deçanit e ka shpallur përmes një seance solemne ka ndarë titullin “Qytetar Nderi” për presidentin shqiptar, Bajram Begajn “Qytetar Nderi”.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është shprehur i emeocionuar pasi u shpallë “Qytetar Nderi” nga komuna e Deçanit.
Begaj ka theksuar se e ka përfaqësuar Shqipërinë kudo, por mbresat dhe emocionet e ditës së sotme, i përshkroi si të jashtëzakonshme.
“Mbresat dhe emocionet e kësaj dite janë të jashtëzakonshme. Shumë faleminderit për mikpritjen. Kam ardhur te Bjeshkët e Nemuna, vendin e bekuar nga Zoti. Jam në një trevë ku kam gjetur burra e trima patriotë, njerëz të besës e të fjalës. Fati na ka dërguar në rrugë të ndryshme, por përcaktimi tij është i njëjtë, të gjithë bashkë do të jemi në Evropë, me një Kosovë të lirë e të pavarur. Për këtë Deçani ka shkrepur pushkët e para të UÇK-së, në këtë 25 vjetor të çlirimit kujtojmë të gjithë dëshmorët dhe të rënët me respekt e krenari. Nga sot jam shumë i nderuar që të jem ‘Qytetar Nderi’ i kësaj komune”, ka thënë ai.
Kurse, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj në seancën solemne i ka kërkuar Begaj që ta ndihmojë Kosovën drejt suksesit. Ramosaj ndër të tjera u shpreh se Deçani ka hise të madhe në lirinë e vendit.
“Deçani ka hise të madhe në lirinë e vendit, një qytet i cili ka qenë i shkatërruar komplet, mirëpo tash jemi në një situatë krejt tjetër, ku edhe këto takime na bëjnë më obligativ që me ecë përpara, që të bëjmë më të mirën për fëmijët tanë dhe unë kërkoj specifikisht mbështetjen e presidentit të Shqipërisë, që të na ndihmojë në këtë ecje drejt suksesit”, është shprehur Ramosaj.
Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte pjesëmarrës në seancen solemne për ndarjen e titullit “Qytetar Nderi” për presidentin shqiptar, Bajram Begajn.
Ai në këtë seancë iu drejtuar Begajt dhe bashkëshortes së tij, duke u thënë se kanë ardhur në shtëpinë e tyre.
“Shqiptarët e vjetër, në të kaluarën kanë thënë kjo është shtëpia juaj, pra ju keni ardhur në shtëpinë tuaj dhe çdoherë do të vini në shtëpinë tuaj”, është shprehur Haradinaj.























