18:11 / 24.06.2024
Osmani: Komunitetit egjiptian pjesë e historisë së shtetndërtimit tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar ditën e komunitetit egjiptian të Kosovës.
Përmes një shkrimi në ‘Facebook’, presidentja Osmani u shpreh se komuniteti egjiptian i Kosovës reflekton jo vetëm diversitetin e shoqërisë së Kosovës, por edhe rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit.
“Shteti ynë është shtëpi e përbashkët e të gjitha komuniteteve, pavarësisht dallimeve. Komunitetit egjiptian është pjesë e historisë së suksesit të shtetndërtimit tonë, sikurse edhe e jetës institucionale. Gëzuar ditën e komunitetit egjiptian të Kosovës”, ka shkruar Osmani.























