Gërvalla uron Sekretarin e ri të KiE: Pres me padurim bashkëpunimin
BKT
Lajme

Gërvalla uron Sekretarin e ri të KiE: Pres me padurim bashkëpunimin

G.K/RTKlive

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka uruar Alain Berset për marrjen e detyrës së re. Ai është zgjedhur nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës si Sekretari i ri i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës.

Në urimin e saj ministrja Gërvalla ka thënë se pret me padurim bashkëpunimin e ardhshëm.
"Urimet më të përzemërta për Alain Berset me zgjedhjen e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës.

Duke pritur me padurim bashkëpunimin tonë të ardhshëm dhe duke i uruar atij një mandat të suksesshëm në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave tona të përbashkëta", ka shkruar Gërvalla në platformën "X".


MË SHUME NGA Lajme