Kushtetuesja nuk gjen shkelje në plotësim -ndryshimin e ligjeve për pagën
BKT
Lajme

Kushtetuesja nuk gjen shkelje në plotësim -ndryshimin e ligjeve për pagën

N.M. /RTKlive

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka hedhur poshtë të gjitha kontestimet e bëra nga shefi i Grupit parlamentar të deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, rreth Ndryshimit dhe Plotësimit të Ligjeve që përcaktojnë Shumën e Beneficionit në Lartësi të Pagës Minimale, Procedurat e Caktimit të Pagës Minimale dhe Shkallët Tatimore në të Ardhurat Personale Vjetore.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur lidhur me kërkesën në rastin KO158/23, të parashtruar nga Besnik Tahiri dhe nëntë (9) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, bazuar në përcaktimet e paragrafit 5 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr.08/L-142 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Përcaktojnë Shumën e Beneficionit në Lartësi të Pagës Minimale, Procedurat e Caktimit të Pagës Minimale dhe Shkallët Tatimore në të Ardhurat Personale Vjetore”, thuhet pos tjerash në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Pa këtij konstatimi, Gjykata ka rekomanduar që Ligji t’i dërgohet presidentes së Republikës për shpallje.

Ky është njoftimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës: 

Njoftim për vendim në rastin KO158/23

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur lidhur me kërkesën në rastin
KO158/23, të parashtruar nga Besnik Tahiri dhe nëntë (9) deputetë të tjerë të
Kuvendit të Republikës së Kosovës, bazuar në përcaktimet e paragrafit 5 të nenit 113
[Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, lidhur me
vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr.08/L-142 për Ndryshimin dhe Plotësimin e
Ligjeve që Përcaktojnë Shumën e Beneficionit në Lartësi të Pagës Minimale, Procedurat e
Caktimit të Pagës Minimale dhe Shkallët Tatimore në të Ardhurat Personale Vjetore.
Gjykata, ka vendosur (i) njëzëri, që të deklarojë kërkesën të pranueshme; dhe (ii) njëzëri, që
të konstatojë që neni 2 (Ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit Nr. 04/L-261 për Veteranët e Luftës
së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 05/L-141) i Ligjit
të kontestuar, nuk është në kundërshtim me nenin 24 [Barazia para Ligjit] dhe nenin 46
[Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në lidhje me nenin 1 (Mbrojtja e
pronës) të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; (ii) me tetë (8)
vota për dhe një (1) kundër, që neni 3 (Ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit nr.04/L-092 për
Personat e Verbër) i Ligjit të kontestuar, nuk është në kundërshtim me nenin 24 [Barazia
para Ligjit] dhe nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në
lidhje me nenin 1 (Mbrojtja e pronës) të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për të
Drejtat e Njeriut; (iii) njëzëri, që neni 4 (Ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit nr.05/L-067 për
Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik) i Ligjit të kontestuar, nuk
është në kundërshtim me nenin 24 [Barazia para Ligjit] dhe nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të
Kushtetutës së Republikës së Kosovës në lidhje me nenin 1 (Mbrojtja e pronës) të Protokollit
nr. 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; (iv) me tetë (8) vota për dhe një (1)
kundër, që të konstatojë që neni 6 (Ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit nr.03/L-212 të Punës) i
Ligjit të kontestuar, nuk është në kundërshtim me nenin 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe
Sociale] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; dhe (v) njëzëri, të shpallë, që në bazë të
nenit 43 (Afati) të Ligjit nr.03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,
Ligji nr.08/L-142 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Përcaktojnë Shumën e
Beneficionit në Lartësi të Pagës Minimale, Procedurat e Caktimit të Pagës Minimale dhe
Shkallët Tatimore në të Ardhurat Personale Vjetore, i dërgohet Presidentes së Republikës së
Kosovës për shpallje.
Aktgjykimi fillimisht sqaron që, Ligji i kontestuar ndryshon dhe plotëson (i) Ligjin nr.04/L-
261 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me
Ligjin nr. 05/L-141; (ii) Ligjin nr. 04/L-092 për Personat e Verbër; (iii) Ligjin nr. 05/L-067
për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik; (iv) Ligjin nr.05/L-028
për Tatim në të Ardhura Personale; dhe (v) Ligjin nr.03/L-212 të Punës. Në thelb, Ligji i
kontestuar ndryshon dhe plotëson ligjet e lartcekura në dy aspekte relevante.
Së pari, ndryshon mënyrën e përcaktimit të lartësisë së pensioneve dhe kompensimeve,
përfshirë ndërlidhjen e kësaj lartësie me pagën minimale, për veteranët e UÇK-së, personat e

Perandori Justinian nr. 44, 10 000 Prishtinë/a, Kosovë/o
Tel: +383 (0)38 60 61 62; Fax: +383 (0)38 60 61 70; www.gjk-ks.org

verbër dhe personat paraplegjik dhe tetraplegjik, duke saktësuar që, për dallim nga
rregullimet aktuale, sipas të cilave lartësia e pensioneve dhe/ose kompensimeve përkatëse
është e ndërlidhur me lartësinë ose një shkallë të lartësisë së pagës minimale në Republikën
e Kosovës, lartësinë e këtyre pensioneve dhe/ose kompensimeve, e përcakton Qeveria, me
propozim të Ministrisë përgjegjëse për Financa, varësisht nga mundësitë buxhetore, kostoja
e jetesës dhe inflacioni eventual. Së dyti, ndryshon mënyrën e përcaktimit të lartësisë së
pagës minimale në Republikën e Kosovës, duke saktësuar që, për dallim nga rregullimet
aktuale sipas të cilave në fund të çdo viti kalendarik, Qeveria e përcakton pagën minimale
sipas propozimit të Këshillit Ekonomik-Social, në mungesë të propozimit nga ky i fundit,
është vet Qeveria që përcakton lartësinë e pagës minimale. Aktgjykimi më tej sqaron që Ligji
i kontestuar nuk afekton të drejtën e kategorive të lartcekura për pensione dhe kompensime
dhe as nuk përcakton lartësinë e tyre.
Deputetët parashtrues të Kuvendit kontestojnë Ligjin e lartcekur duke pretenduar që i njëjti
është në kundërshtim me nenet 24 [Barazia para Ligjit], 46 [Mbrojtja e Pronës] dhe 51
[Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] të Kushtetutës, në esencë, sepse: (i) ndryshimi i
mënyrës së përcaktimit të lartësisë së pensioneve dhe/ose kompensimeve duke e larguar
referencën në nivelin e pagës minimale, rezulton në cenim të parimit të barazisë para ligjit në
mes të kategorisë së veteranëve të UÇK-së, personave të verbër dhe personave paraplegjik
dhe tetraplegjik, sepse duke lënë përcaktimin e nivelit të kompensimit përkatës në
diskrecionin e Qeverisë, këto kategori nuk kanë garanci që do të kompensohen në mënyrë të
barabartë; (ii) largimi i referencës në nivelin e pagës minimale lidhur me përcaktimin e
lartësisë së pensioneve dhe/ose kompensimeve përkatëse, cenon pritjet legjitime të
kategorive të lartcekura dhe për pasojë, të drejtën në pronë të veteranëve të UÇK-së,
personave të verbër dhe personave paraplegjik dhe tetraplegjik; dhe (iii) mundësia e
Qeverisë që në mungesë të propozimit të Këshilli Ekonomik-Social, të përcaktojë vet pagën
minimale, nuk është në përputhje me vlerat kushtetuese të drejtësisë sociale dhe të cilat,
duhet të interpretohen sipas parimeve të saktësuara nga Organizata Ndërkombëtare e Punës
(ONP) dhe Konventa për Caktimin e Pagës Minimale. Pretendimet e parashtruesve të
kërkesës, në parim, mbështeten edhe nga Avokati i Popullit, ndërsa kundër-argumentohen
nga Ministria e Financave dhe Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!., të cilët
theksojnë se Ligji i kontestuar është në përputhje me Kushtetutën, në esencë, sepse: (i) nuk
është cenuar parimi i barazisë para ligjit, marrë parasysh që kategoritë e afektuara, nuk janë
në “situata analoge apo relativisht të ngjashme” me njëra tjetrën dhe as me të punësuarit e
Republikës së Kosovës, duke qenë se (a) veteranët e UÇK-së, marrin pensionin dhe
beneficionet tjera për shkak të shërbimit të tyre në luftë dhe si shenjë mirënjohjeje e shtetit
ndaj tyre; (b) personat e verbër dhe personat paraplegjik dhe tetraplegjik, përfitojnë të drejta
dhe beneficione për shkak të karakteristikave të tyre personale; ndërsa (c) të punësuarit,
paguhen për punën dhe shërbimin e tyre nga sektori publik ose privat dhe, për pasojë,
koncepti i pagës minimale vlen vetëm për këta të fundit; (ii) nuk janë cenuar pritjet legjitime
dhe për pasojë, të drejtat pronësore të kategorive të lartcekura, duke marrë parasysh që
lartësia e pensionit dhe/ose kompensimeve përkatëse nuk është zvogëluar, ndërsa largimi i
referencës në nivelin e pagës minimale, ndërlidhet me nevojën për të ruajtur
qëndrueshmërinë financiare dhe fleksibilitetin e nevojshëm për të ndryshuar nivelin e pagës
minimale, duke mbajtur qëndrimin gjithashtu që, Qeveritë gëzojnë diskrecion të gjerë në
përcaktimin e politikave sociale dhe lartësitë e pensioneve; dhe (iii) mënyra e përcaktimit të
pagës minimale, nuk është çështje kushtetuese, ndërsa standardet e ONP-së nuk janë të
aplikueshme, sepse Republika e Kosovës nuk është anëtare e saj, por se edhe po të
aplikoheshin ato standarde, të njëjtat ngërthejnë vetëm detyrimin e konsultimit, i cili nuk
është afektuar përmes Ligjit të kontestuar.
Në vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit të kontestuar, Aktgjykimi fillimisht dhe ndër
tjerash, shtjellon (i) parimet themelore kushtetuese lidhur me drejtësinë sociale, siç janë të

Perandori Justinian nr. 44, 10 000 Prishtinë/a, Kosovë/o
Tel: +383 (0)38 60 61 62; Fax: +383 (0)38 60 61 70; www.gjk-ks.org

saktësuara në nenet 7 [Vlerat] dhe 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] të Kushtetutës,
përfshirë statusin e Konventës për Caktimin e Pagës Minimale të ONP-së, Kartës Sociale
Evropiane dhe Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të
Kufizuara; (ii) parimet themelore që burojnë nga praktika gjyqësore e Gjykatës dhe të
Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut lidhur me barazinë para ligjit dhe të drejtat
pronësore, përfshirë në kontekst të lartësisë së kompensimeve që ndërlidhen me
beneficionet sociale; dhe (iii) historikun e ligjeve të aplikueshme që ndërlidhen me
pensionet, kompensimet dhe beneficionet e veteranëve të UÇK-së, personave të verbër dhe
personave paraplegjik dhe tetraplegjik.
Në aplikimin e parimeve të lartcekura, Aktgjykimi fillimisht thekson që (i) bazuar në nenin 7
[Vlerat] të Kushtetutës, rendi kushtetues i Republikës së Kosovës bazohet, ndër tjerash, në
parimet e demokracisë, barazisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimit
të ligjit, mosdiskriminimit, të drejtës së pronës dhe drejtësisë sociale; (ii) bazuar në nenin 24
[Barazia para Ligjit] të Kushtetutës, askush nuk mund të diskriminohet në bazë të, ndër
tjerash, statusit social; ndërsa (iii) bazuar në nenin 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] të
Kushtetutës, sigurimi social themelor, që ka të bëjë me papunësinë, sëmundjen, aftësitë e
kufizuara dhe moshën e shtyrë, rregullohet me ligj. Aktgjykimi, duke u referuar në praktikën
gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, gjithashtu vë theks në faktin që
shtetet, në parim, kanë diskrecion në përcaktimin e politikave sociale, përfshirë natyrën dhe
lartësinë e beneficioneve dhe/ose kompensimeve për kategori të ndryshme sociale, gjithnjë
nën detyrimin e trajtimit të barabartë dhe proporcional të këtyre kategorive, përfshirë në
kontekst të pritjeve përkatëse legjitime për kompensim dhe/ose mbështetje nga shteti.
Në Aktgjykimin e Gjykatës, parimet e sqaruara si më sipër, janë aplikuar në shqyrtimin e
secilit nen të vlerësuar të Ligjit të kontestuar veç e veç. Thënë këtë dhe për qëllime të kësaj
përmbledhjeje, Gjykata do të sqarojë të gjeturat dhe konstatimet kryesore përkitazi me
çështjet më kontestuese të Ligjit të kontestuar, përkatësisht nëse si rezultat i eliminimit të
ndërlidhjes së lartësisë të pensioneve dhe/ose kompensimeve me nivelin e pagës minimale
ose një shkallë të lartësisë së pagës minimale në Republikën e Kosovës, (i) është cenuar
parimi i barazisë para ligjit në mes veteranëve të UÇK-së, personave të verbër dhe personave
paraplegjik dhe tetraplegjik; (ii) nëse janë cenuar të drejtat pronësore të veteranëve të UÇK-
së, personave të verbër dhe paraplegjik dhe tetraplegjik; dhe (iii) nëse janë cenuar parimet e
drejtësisë sociale si rezultat i ndryshimit të mënyrës së përcaktimit të lartësisë së pagës
minimale në Republikën e Kosovës. Në vijim, do të reflektohen konstatimet më thelbësore të
Aktgjykimit, lidhur me tri çështjet e lartcekura.
(i) barazia para ligjit në kontekst të lartësisë së pensioneve dhe/ose kompensimeve
lidhur me veteranët e UÇK-së, personat e verbër dhe personat paraplegjik dhe
tetraplegjik
Në vlerësimin nëse Ligji i kontestuar cenon parimin e barazisë para ligjit, Aktgjykimi, në
kontekst të praktikës gjyqësore të Gjykatës dhe asaj të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e
Njeriut, rithekson që, në parim, për të konstatuar cenimin e parimit të barazisë para ligjit
sipas përcaktimeve të nenit 24 [Barazia para Ligjit] të Kushtetutës, duhet fillimisht të
vlerësohet nëse kategoritë diskriminimi i të cilave pretendohet, janë në “situata analoge ose
relativisht të ngjashme” dhe nëse ky është rasti, nëse ka një “dallim në trajtim” në mes tyre.
Në kontekst të analizës së lartcekur, Aktgjykimi, ndër tjerash, vë theks në ligjet e
aplikueshme për veteranët e UÇK-së, personat e verbër dhe personat paraplegjik dhe
tetraplegjik dhe të punësuarit në sektorin publik dhe privat, duke theksuar qëllimet,
detyrimet, por edhe të drejtat dhe beneficionet, përfshirë dallimet në mes tyre. Aktgjykimi,
ndër tjerash, sqaron (i) dallimin në mes të fushëveprimit të Ligjit të Punës, përfshirë sa i

Perandori Justinian nr. 44, 10 000 Prishtinë/a, Kosovë/o
Tel: +383 (0)38 60 61 62; Fax: +383 (0)38 60 61 70; www.gjk-ks.org

përket të drejtave dhe detyrimeve për të punësuarit në sektorin publik dhe privat, me
fushëveprimin e ligjeve që ndërlidhen me veteranët e UÇK-së, personat e verbër dhe
personat paraplegjik dhe tetraplegjik dhe të cilat përcaktojnë të drejta, beneficione dhe
lehtësira për tri kategoritë e lartcekura; dhe (ii) dallimin në mes të fushëveprimeve të ligjeve
që ndërlidhen me veteranët e UÇK-së, personat e verbër dhe personat paraplegjik dhe
tetraplegjik, të cilat ligje, në parim, përfshijnë të drejta dhe beneficione për (a) veteranët e
UÇK-së, sepse të njëjtit me sakrificën, angazhimin dhe kontributin e tyre të çmuar në Luftën
Çlirimtare të Kosovës, ishin faktorë vendimtar për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin
e Kosovës; dhe (b) personat e verbër dhe ata paraplegjik dhe tetraplegjik, për shkak të
karakteristikave të tyre personale dhe të drejtave që burojnë nga neni 51 [Mbrojtja
Shëndetësore dhe Sociale] i Kushtetutës.
Bazuar në sqarimet e dhëna në Aktgjykim, duke marrë parasysh dallimin e fushëveprimit të
Ligjit të Punës në njërën anë dhe fushëveprimeve të ligjeve të aplikueshme për veteranët e
UÇK-së, personat e verbër dhe personat paraplegjik dhe tetraplegjik në anën tjetër, përfshirë
qëllimin e secilit ligj të lartcekur dhe dallimin në kontekst të detyrimeve, por edhe të
drejtave, beneficioneve dhe lehtësirave për secilën kategori të lartcekur, Gjykata vlerësoi që
kategoritë e lartcekura, nuk mund të konsiderohen të jenë në “situata analoge ose relativisht
të ngjashme” me njëra tjetrën, dhe për pasojë, nuk mund të ketë as “dallim në trajtim” e as
cenim të parimit të barazisë para ligjit në mes këtyre kategorive, në parim, sepse kategoria e
veteranëve të UÇK-së, mbështetet nga shteti marrë parasysh kontributin e tyre për lirinë dhe
pavarësinë e popullit të Kosovës, ndërsa kategoritë e personave të verbër dhe atyre
paraplegjik dhe tetraplegjik, mbështeten nga shteti marrë parasysh karakteristikat e tyre
personale, sipas specifikave dhe përcaktimeve të dy ligjeve të aplikueshme, Ligjit për
Personat e Verbër dhe Ligjit për Personat Paraplegjik dhe Tetraplegjik, respektivisht. Sipas
sqarimeve të dhëna në Aktgjykim, konstatimet e lartcekura janë të mbështetura nga praktika
gjyqësore e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në të cilën, specifikisht është trajtuar
edhe “dallimi në trajtim” në kontekst të kompensimeve dhe/ose beneficioneve sociale në
mes të të punësuarve në sektorin publik dhe privat, përfshirë në mes të veteranëve të luftës
dhe kategorive tjera të shoqërisë që kualifikohen për të përfituar beneficione të ndryshme
sociale.
Për pasojë dhe sipas sqarimeve të dhëna në Aktgjykim, Gjykata ka konstatuar që nenet 2, 3
dhe 4 të Ligjit të kontestuar, nuk janë në kundërshtim me nenin 24 [Barazia para Ligjit] të
Kushtetutës.
(ii) të drejtat pronësore të ndërlidhura me pritjet legjitime për një lartësi të caktuar të
pensioneve dhe/ose beneficioneve që ndërlidhen me lartësinë ose një shkallë të
lartësisë të pagës minimale në Republikën e Kosovës
Në vlerësimin nëse Ligji i kontestuar cenon të drejtat pronësore të kategorive të veteranëve
të UÇK-së, personave të verbër dhe personave paraplegjik dhe tetraplegjik, Aktgjykimi, në
kontekst të praktikës gjyqësore të Gjykatës dhe asaj të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e
Njeriut, rithekson që, bazuar në nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës në ndërlidhje
me nenin 1 të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, koncepti i
“pasurisë”, në parim, përfshinë si “pasuritë ekzistuese”, ashtu edhe pasuritë e pretenduara,
gjithashtu në kontekst të “të hyrave të ardhshme”, në lidhje me të cilat, një individ mund të
argumentojë se ka të paktën një “pritshmëri legjitime”. Praktika e lartcekur gjyqësore vë
theks në faktin që “pensionet dhe përfitimet sociale”, përfshirë skemat jo-kontributdhënëse,
gjithashtu gëzojnë mbrojtjen e nenit 1 të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për të
Drejtat e Njeriut, nën kushtet dhe parimet e përcaktuara nga praktika gjyqësore e Gjykatës
Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Gjithashtu, këto të drejta mund të kufizohen në rrethanat

Perandori Justinian nr. 44, 10 000 Prishtinë/a, Kosovë/o
Tel: +383 (0)38 60 61 62; Fax: +383 (0)38 60 61 70; www.gjk-ks.org

në të cilat “ndërhyrja në/kufizimi” i tyre është (i) i “përcaktuar me ligj”; (ii) ndjek një
“qëllim legjitim”; dhe (iii) është “proporcional” me qëllimin legjitim të ndjekur.
Aktgjykimi gjithashtu sqaron që, në parim, bazuar në praktikën gjyqësore të Gjykatës
Evropiane për të Drejtat e Njeriut, (i) shtetet gëzojnë lirinë të vendosin nëse do të kenë në
funksion ndonjë formë të skemës së sigurimeve sociale ose të zgjedhin llojin ose lartësinë e
përfitimeve që mund të sigurohen sipas ndonjë skeme të tillë, por megjithatë, (ii) nëse një
shtet parasheh skema të sigurimeve sociale, përfshirë të drejta për përfitim të mirëqenies,
qoftë nëse kushtëzohet ose jo nga pagesa paraprake e kontributeve ose jo, duhet të
konsiderohet se nga ai legjislacion buron një interes pronësor, i cili pastaj bie brenda
fushëveprimit të nenit 1 të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;
ndërsa, (iii) të drejtat që ndërlidhen me skemat pensionale, mund të kufizohen për qëllime
legjitime, të cilat, në parim, përfshijnë edhe rrezikun e dëmtimit të ekuilibrit financiar të
sistemit të sigurimeve shoqërore, me kushtin që kufizimet e tilla të jenë proporcionale.
Sipas sqarimeve të dhëna, kontestuese në rrethanat e Ligjit të kontestuar është nëse duke
eliminuar referencën në nivelin e lartësisë së pagës minimale ose një shkalle të saj, Ligji i
kontestuar, ka rezultuar në cenimin e të drejtave pronësore për: (a) veteranët e UÇK-së; (b)
personat e verbër; dhe (c) personat paraplegjik dhe tetraplegjik. Konstatimet e Gjykatës
lidhur me këto pretendime do të përmblidhen në vijim.
(a) lidhur me veteranët e UÇK-së
Në kontekst të kategorisë së veteranëve të UÇK-së, dhe duke analizuar ndryshimet dhe
plotësimet e ligjit përkatës të aplikueshëm ndër vite, Aktgjykimi sqaron që ndërlidhja e
lartësisë së pensioneve të veteranëve të UÇK-së me lartësinë e pagës minimale në
Republikën e Kosovës, nuk është ndryshuar përmes Ligjit të kontestuar, por që në vitin 2017,
përmes ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit të Veteranëve, përkatësisht Ligjit nr.05/L -141 për
Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr.04/L-261 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës. Ky ligj, për aq sa është relevante në rrethanat e rastit konkret, që në
vitin 2017 (i) ka eliminuar nenin 18 (Lartësia e shumës së pensioneve) të ligjit bazik,
përkatësisht dispozitën që ka saktësuar se varësisht nga mundësitë buxhetore, kostoja e
jetesës dhe inflacioni eventual, në fund të çdo viti, për vitin e ardhshëm, Qeveria me
propozimin e Ministrisë së Financave, mund të vendosë për lartësinë e shumës së pensionit
të veteranit të UÇK-së, me kushtin që ky pension “nuk mund të jetë më i vogël se paga
minimale e përcaktuar në Kosovë”; ndërsa, (ii) i ka shtuar ligjit bazik nenin 16A (pa titull), i
cili ndër tjerash, ka përcaktuar kategorizimin e veteranit të UÇK-së në përputhje me kohën e
mobilizimit dhe shërbimit në UÇK, duke saktësuar lartësinë e pensionit mujor për secilën
kategori dhe duke e kufizuar lartësinë e përgjithshme të pagesave për pensionet e veteranëve
të UÇK-së në kufirin e 0.7% (zero pikë shtatë përqind) të Bruto Prodhimit Vendor në vit.
Aktgjykimi rikujton që ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Veteranët të vitit 2017, janë
kontestuar para Gjykatës Kushtetuese dhe kjo e fundit, përmes Aktgjykimit në rastin
KO01/17, ka trajtuar në mënyrë specifike çështjen e eliminimit të referencës, përkatësisht
ndërlidhjes së lartësisë së pensioneve të veteranëve të UÇK-së me nivelin e pagës minimale
në Republikën e Kosovës. Sipas sqarimeve të dhëna në Aktgjykimin përkatës të vitit 2017,
Gjykata ka vlerësuar që përderisa eliminimi i garancive që ndërlidhen me pagën minimale
për kategoritë e veteranëve të UÇK-së, përbën “ndërhyrje” në të drejtat përkatëse pronësore,
kjo “ndërhyrje” kishte një qëllim legjitim dhe ishte proporcionale me qëllimin e ndjekur,
duke konstatuar rrjedhimisht që nuk është në kundërshtim me Kushtetutë. Për pasojë, dhe
sipas sqarimeve të dhëna në Aktgjykim, pretendimet që ndërlidhen me cenimin e të drejtave
pronësore të veteranëve të UÇK-së si pasojë e shkëputjes së ndërlidhjes të lartësisë së

Perandori Justinian nr. 44, 10 000 Prishtinë/a, Kosovë/o
Tel: +383 (0)38 60 61 62; Fax: +383 (0)38 60 61 70; www.gjk-ks.org

pensioneve me lartësinë e pagës minimale në Republikën e Kosovës, janë përmbyllur përmes
Aktgjykimit të Gjykatës në rastin KO01/17.
Thënë këtë, Aktgjykimi sqaron që Ligji i kontestuar përmban një ndryshim dhe/ose plotësim
shtesë, që ndërlidhet me periudhën tranzitore, përkatësisht nivelin e lartësisë së pensioneve
të veteranëve të UÇK-së deri në kategorizimin përfundimtar të tyre. Më saktësisht dhe sipas
sqarimeve të dhëna, (i) përderisa Ligji për Veteranët i viti 2017, kishte eliminuar garancinë e
ndërlidhjes së lartësisë së pensionit me pagën minimale, i njëjti kishte mbajtur në fuqi
dispozitat e ligjit bazik, përkatësisht Ligjit për Veteranët të vitit 2014, të cilat mundësonin që
veteranët e UÇK-së të marrin pensionet të paktën në lartësinë e pagës minimale deri në
kategorizimin përfundimtar të tyre; dhe (ii) ky përcaktim, tani ndryshohet përmes Ligjit të
kontestuar, i cili përcaktimin e lartësisë së pensioneve përkatëse përgjatë kësaj periudhe
tranzitore, përkatësisht deri në kategorizimin përfundimtar të veteranëve të UÇK-së, e
vendos në diskrecionin e Qeverisë, kushtëzuar nga mundësitë buxhetore, kostoja e jetës dhe
inflacioni eventual.
Rrjedhimisht, sipas sqarimeve të dhëna, në rrethanat e Ligjit të kontestuar, nuk është
kontestuese ndërlidhshmëria e lartësisë së pensioneve me pagën minimale, sepse kjo çështje
është zgjidhur përmes Ligjit për Veteranët të vitit 2017, por kontestuese është nëse vonesat
në zbatimin e ligjit të lartcekur, përkatësisht detyrimit të shtetit për të bërë kategorizimin
përfundimtar të veteranëve, mund të rezultojnë në “pritje legjitime” për kategorinë e
veteranëve të UÇK-së që deri në kategorizimin përfundimtar të tyre, të përfitojnë pensione
në lartësinë e pagës minimale në Republikën e Kosovës.
Në kontekstin e lartcekur, Aktgjykimi, ndër tjerash, thekson që bazuar në praktikën
gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, “pritjet legjitimet” për të “hyrat e
ardhshme”, përfshirë në kontekst të “pensioneve dhe beneficioneve sociale”, nuk mund të
burojnë thjeshtë nga vonesat në zbatimin e ligjeve, përfshirë Ligjin për Veteranët të vitit 2017
në kontekst të kategorizimit të veteranëve të UÇK-së, duke vënë theks po ashtu në faktin që
bazuar në parimet e sundimit të ligjit dhe sigurisë juridike, të cilat ndër tjerash, burojnë nga
neni 7 [Vlerat] i Kushtetutës, autoritetet publike në Republikën e Kosovës, janë të detyruara
të zbatojnë ligjet e miratuara nga Kuvendi. Për më tepër, Aktgjykimi gjithashtu sqaron që (i)
nuk është kontestues detyrimi i shtetit për përkrahjen financiare përmes pensioneve dhe
beneficioneve të veçanta për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, të cilat me sakrificën dhe
kontributin e tyre ishin faktorë vendimtar për lirinë dhe çlirimin e Republikës së Kosovës;
(ii) Ligji i kontestuar nuk afekton të drejtën në pension të veteranëve të UÇK-së si rezultat i
kontributit të lartcekur të tyre; ndërsa (iii) Ligji i kontestuar gjithashtu nuk përcakton dhe as
nuk zvogëlon lartësinë e pensioneve të kategorisë së veteranëve të UÇK-së. Thënë këtë,
Aktgjykimi më tej thekson që bazuar në garancitë që burojnë nga neni 46 [Mbrojtja e Pronës]
i Kushtetutës në lidhje me nenin 1 të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e
Njeriut, zbritja eventuale e nivelit të lartësisë së të “hyrave të ardhshme”, përfshirë në
kontekst të “pensioneve dhe beneficioneve sociale”, mund të rezultojë në “ndërhyrje” në të
drejtën në pronë, dhe si i tillë, mund të kontestohet dhe t’i nënshtrohet vlerësimit të
ligjshmërisë dhe/ose kushtetutshmërisë, në kontekst të ndërhyrjes në këto të drejta dhe
proporcionalitetit të kësaj ndërhyrjeje në raport me qëllimin legjitim të ndjekur.
Për pasojë dhe sipas sqarimeve në Aktgjykim, Gjykata ka konstatuar që neni 2 i Ligjit të
kontestuar, nuk është në kundërshtim me nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës në
ndërlidhje me nenin 1 të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Perandori Justinian nr. 44, 10 000 Prishtinë/a, Kosovë/o
Tel: +383 (0)38 60 61 62; Fax: +383 (0)38 60 61 70; www.gjk-ks.org
(b) lidhur me personat e verbër dhe personat paraplegjik dhe tetraplegjik
Në kontekst të kategorive të personave të verbër dhe personave paraplegjik dhe tetraplegjik,
dhe duke analizuar ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve përkatëse të aplikueshme ndër vite,
Aktgjykimi sqaron që për dallim nga Ligji për Veteranët i vitit 2017, Ligji për Personat e
Verbër dhe Ligji për Personat Paraplegjik dhe Tetraplegjik, nuk garantojnë lartësinë e
kompensimit të paktën në nivelin e pagës minimale në Republikën e Kosovës, por “në një
shkallë të caktuar, bazuar në pagën minimale” që përcaktohet nga Qeveria. Për më tepër,
ligjet e lartcekura, gjithashtu dallojnë edhe në mes vete sa i përket garancive lidhur me
lartësinë e kompensimeve. Ligji për Personat e Verbër ngërthen një garanci shtesë dhe sipas
të cilës, personat e verbër marrin nga buxheti shtetëror kompensim në “një shkallë të
caktuar bazuar në pagën minimale”, por jo më pak se njëqind (100) euro në muaj.
Ndërkaq, Ligji për Personat Paraplegjik dhe Tetraplegjik, vë theks edhe në diskrecionin e
shtetit për të ndryshuar lartësinë e kompensimit, përfshirë për të zvogëluar dhe eliminuar të
njëjtën, varësisht nga disponueshmëria e fondeve dhe rrethanat që krijojnë tendosje të
paparapara fiskale në buxhetin publik. Ligji i kontestuar, ndryshon dhe plotëson ligjet bazike
të lartcekura, duke përcaktuar mekanizmin e njëjtë për përcaktimin e lartësisë së
kompensimit për të dy kategoritë, përkatësisht që Qeveria, me propozimin e Ministrisë së
Financave, të vendosë për lartësinë e shumës së kompensimeve për personat e verbër dhe
personat paraplegjik dhe tetraplegjik, varësisht nga mundësitë buxhetore, kostoja e jetës dhe
inflacioni eventual.
Sipas sqarimeve të dhëna në Aktgjykim, në kontekst të ligjeve të aplikueshme për personat e
verbër dhe personat paraplegjik dhe tetraplegjik, (i) nuk është kontestuese e drejta e
personave të verbër dhe personave paraplegjik dhe tetraplegjik për mbështetje financiare
dhe/ose kompensim, sepse kjo e drejtë buron nga neni 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe
Sociale] i Kushtetutës dhe ligjet e aplikueshme dhe nuk afektohet përmes Ligjit të
kontestuar, por (ii) kontestuese është nëse lartësia e kompensimit, e cila nuk është e
saktësuar në ligjet e aplikueshme dhe as në Ligjin e kontestuar, mund të ngritë “pritje
legjitime” në lidhje me të “hyrat e ardhshme” të personave të verbër dhe atyre paraplegjik
dhe tetraplegjik për qëllime të garancive që ngërthen neni 46 [Mbrojtja e Pronës] i
Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 1 të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për të
Drejtat e Njeriut. Në rrethana të tilla dhe marrë parasysh që nuk është kontestuese e drejta
në kompensim mujor, por lartësia e këtij kompensimi dhe e cila jodetyrimisht zvogëlohet
përmes Ligjit të kontestuar, nuk mund të konstatohet të jenë cenuar të drejtat pronësore të
këtyre kategorive.
Për pasojë dhe sipas sqarimeve në Aktgjykim, Gjykata ka konstatuar që nenet 3 dhe 4 të
Ligjit të kontestuar, nuk janë në kundërshtim me nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të
Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 1 të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për të
Drejtat e Njeriut.
Thënë këtë dhe duke e theksuar kompetencën e Kuvendit për të përcaktuar politikat sociale
të Republikës së Kosovës, gjithnjë në përputhje me vlerat e Kushtetutës ndërlidhur me
drejtësinë sociale dhe të drejtat dhe liritë themelore, Aktgjykimi vë theks në (i) nenin 51
[Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] të Kushtetutës, i cili, ndër tjerash, garanton sigurimin
social themelor që ka të bëjë me papunësinë, sëmundjen, aftësitë e kufizuara dhe moshën e
shtyrë në mënyrë e rregulluar me ligj; (ii) nenin 28 (Standardet e duhura të jetesës dhe
mbrojtjes sociale) të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me
Aftësi të Kufizuara, sipas të cilës, shtetet janë të detyruara që të njohin të drejtën e personave
me aftësi të kufizuar për një standard adekuat jetese për ta dhe për familjet e tyre, duke
përfshirë ushqimin, veshjen dhe strehimin e përshtatshëm, si edhe të drejtën për
përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve të jetesës dhe zotohen të ndërmarrin hapat e

Perandori Justinian nr. 44, 10 000 Prishtinë/a, Kosovë/o
Tel: +383 (0)38 60 61 62; Fax: +383 (0)38 60 61 70; www.gjk-ks.org

duhura për të mbrojtur dhe përmirësuar realizimin e kësaj të drejte pa diskriminim për
shkak të aftësisë së kufizuar; dhe (iii) praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të
Drejtat e Njeriut, sipas të cilës personat me aftësi të kufizuara janë të identifikuar si kategori
e cila është e margjinalizuar, dhe që historikisht i është nënshtruar diskriminimit dhe
paragjykimeve, gjë që ka sjellë izolimin e tyre në shoqëri. Marrë parasysh këto parime, dhe
faktin që shkalla e vlerësimit të shteteve në kufizimin e të drejtave të kësaj kategorie, është
substancialisht më e kufizuar, Aktgjykimi thekson që Kuvendi dhe/ose Qeveria duhet të kenë
arsye shumë serioze për të ndërhyrë në këto të drejta, përfshirë në kontekst të mundësisë së
zvogëlimit të lartësisë së kompensimeve përkatëse. Thënë këtë dhe duke marrë parasysh
faktin që Ligji i kontestuar nuk e afekton të drejtën për kompensim të kategorive të
lartcekura dhe as nuk përcakton dhe/ose zvogëlon lartësinë e tij, Aktgjykimi megjithatë
thekson që zbritja eventuale e lartësisë të “të hyrave të ardhshme”, përfshirë në kontekst të
“pensioneve dhe beneficioneve sociale”, duhet të jetë gjithnjë proporcionale me qëllimin
legjitim të ndjekur dhe në këtë kontekst, mund të kontestohet dhe t’i nënshtrohet vlerësimit
të ligjshmërisë dhe/ose kushtetutshmërisë, përkatësisht përputhshmërisë me të drejtat dhe
liritë themelore të personave të verbër dhe atyre paraplegjik dhe tetraplegjik.
(iii) mënyra e përcaktimit të lartësisë së pagës minimale
Në kontekst të mekanizmave që përcaktojnë lartësinë e pagës minimale në Republikën e
Kosovës, Aktgjykimi fillimisht sqaron që neni 57 (Paga minimale) i Ligjit të Punës, ndër
tjerash, saktëson që Qeveria e Kosovës në fund të çdo viti kalendarik përcakton pagën
minimale sipas propozimit të Këshillit Ekonomik-Social, ndërsa Ligji i kontestuar, e
ndryshon dhe plotëson nenin e lartcekur, duke e mbajtur detyrimin e Qeverisë që të
përcaktojë pagën minimale sipas propozimit të Këshillit Ekonomik-Social, por duke e shtuar
mundësinë që vet Qeveria të përcaktojë pagën minimale në rast se mungon një propozim i
tillë.
Në vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit të lartcekur, Aktgjykimi rithekson që, përtej
drejtësisë sociale si vlerë e Republikës së Kosovës, çështjet që ndërlidhen me mekanizmat që
përcaktojnë pagën minimale, janë të rregulluara në nivel ligji dhe akti nënligjor, përkatësisht
me Udhëzimin Administrativ nr. 09/2017 për Caktimin e Pagës Minimale në Republikën e
Kosovës. Për më tepër, sipas sqarimeve të dhëna, përderisa Konventa e ONP-së për Caktimin
e Pagës Minimale nuk është drejtpërdrejt e zbatueshme në rendin juridik të Republikës së
Kosovës, megjithatë parimet që burojnë nga e njëjta, janë të reflektuara, në parim, në Ligjin
e aplikueshëm për Punën. Sipas standardeve të Konventës së lartcekur, përcaktimi i pagës
minimale është një nga mekanizmat që shtetet duhet ta përdorin për të përmbushur
drejtësinë sociale dhe qëllimi i caktimit të pagës minimale, duhet të jetë mbrojtja e
punëtorëve të cilët kanë paga shumë të ulëta, që atyre t’ju ofrohen kushte për një jetë të
dinjitetshme dhe që niveli i kësaj page duhet të caktohet pas marrëveshjes ose konsultimit të
plotë me përfaqësuesit e punëtorëve dhe punëdhënësve.
Aktgjykimi tutje sqaron që, përderisa neni 6 i Ligjit të kontestuar, e largon kushtin që
Këshilli Ekonomik-Social të jetë vendimtar në përcaktimin e pagës minimale, i njëjti
jodetyrimisht e afekton detyrimin e konsultimit të plotë me organizatat që përfaqësojnë të
punësuarit dhe punëmarrësit në kuadër të Këshillit Ekonomik-Social, sepse ky i fundit
gjithnjë ka rolin primar në vendosjen përkitazi me propozimin e përcaktimit të pagës
minimale në Republikën e Kosovës dhe vetëm në rast të dështimit të arritjes së këtij
konsensusi, kompetenca vendimmarrëse brenda një viti kalendarik, kalon në Qeverinë e
Republikës së Kosovës. Sipas sqarimeve të dhëna, Gjykata vëren që, ndryshimi i mënyrës së
përcaktimit të pagës minimale në raport me përbërjen dhe mënyrën e vendimmarrjes së
Këshillit Ekonomik-Social, mund të afektojë mënyrën e konsultimit dhe/ose të
vendimmarrjes në mes të përfaqësuesve të organizatave të punëmarrësve, punëtorëve dhe

Perandori Justinian nr. 44, 10 000 Prishtinë/a, Kosovë/o
Tel: +383 (0)38 60 61 62; Fax: +383 (0)38 60 61 70; www.gjk-ks.org

Qeverisë, në kontekst të propozimit për nivelin e pagës minimale, por që megjithatë, nuk
është në kompetencën e Gjykatës që të vlerësojë përzgjedhjen e politikës publike nga
përfaqësuesit e popullit, por vetëm të vlerësojë nëse janë cenuar dispozitat e Kushtetutës. Siç
është sqaruar më lart, kjo e fundit nuk ngërthen norma që e rregullojnë çështjen e
mekanizmave të nevojshëm për përcaktimin e pagës minimale në Republikën e Kosovës.
Në rrethana të tilla dhe sipas sqarimeve të dhëna, Gjykata ka konstatuar që neni 6 i Ligjit të
kontestuar, nuk është në kundërshtim me nenin 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] të
Kushtetutës.

Vërejtje:
Ky njoftim për media është përgatitur nga Sekretariati i Gjykatës vetëm për çështje informative.
Teksti i plotë i vendimit do t’u dorëzohet palëve të përfshira në rast, do të publikohet në ueb-faqen e
Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare, pasi të jenë përfunduar procedurat përkatëse të përcaktuara në
Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e saj të punës. Përmbledhja e publikuar përmes
këtij Njoftimi mund t’i nënshtrohet korrigjimeve gjuhësore dhe teknike në draftin final të vendimit.
Për të pranuar njoftimet për vendime nga Gjykata Kushtetuese ju lutemi regjistrohuni në ueb-faqen
e Gjykatës: https://gjk-ks.org


MË SHUME NGA Lajme