Tahiri: Tri ligjet e sotme do të godasin demokracinë dhe zërin e lirë
BKT
Lajme

Tahiri: Tri ligjet e sotme do të godasin demokracinë dhe zërin e lirë

B. H. | RTKlive

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar për mos kalimin e propozimit të opozitës për tërheqjen e tri projektligjeve nga rendi i ditës.

Tahiri ka thënë se tri ligjet e sotme në Kuvend e godasin demokracinë dhe zërin e lirë.

"Tri ligjet e sotme do të godasin demokracinë dhe zërin e lirë, duke shkaktuar dëme afatgjate për institucionet e pavarura kushtetuese, duke goditur në themel administratën shtetërore duke krijuar pasiguri juridike dhe duke  e lënduar fuqishëm shtetin e së drejtës", ka shkruar Tahiri në Facebook.

Sipas tij me modelin e përbërjes së Këshillit Prokurorial të Kosovës cenohet pavarësia institucionale që i delegohet nga Kushtetuta e Kosovës.

Opozita kërkoi që Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, ai për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) dhe projektligji për Zyrtarët Publikë të tërhiqeshin nga rendi i ditës. Pasi propozimi i tyre nuk mori votat e mjaftueshme deputetët e opozitës lëshuan sallën ku po mbahej seanca.


MË SHUME NGA Lajme