Kurti për Serverin: Mirënjohës për analizat dhe këshillat e tij të mençura
M.M. /RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Daniel Serverin, profesor në Universitetin Johns Hopkins, njohës i çështjes së Kosovës dhe më gjerë.
Kurti, përmes platformës ‘X’, tha se është mirënjohës për analizat dhe këshillat e tij të mençura për çështjet më të rëndësishme të Kosovës.
“Kënaqësi të rilidhesha me profesorin Daniel Server, një diplomat i madh dhe një mik edhe më i madh i Kosovës. Ky ishte vetëm i fundit nga takimet e shumta që kemi pasur gjatë më shumë se dy dekadave, por ishte hera e parë që pata privilegjin ta mirëpres në Zyrën e Kryeministrit. Si gjithmonë, jam mirënjohës për analizën e tij therëse dhe këshillat e tij të mençura për çështjet më të rëndësishme me të cilat përballet Republika jonë dhe qytetarët e saj, dhe rajoni në tërësi”, ka shkruar Kurti.
























