Osmani, Lobbezoos: Holanda mbetet aleate e rëndësishme e Kosovës
BKT
Lajme

Osmani, Lobbezoos: Holanda mbetet aleate e rëndësishme e Kosovës

K. K. / RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.

“Në takim presidentja Osmani falënderoi ambasadoren Lobbezoo për angazhimin e saj të vazhdueshëm për forcimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Holandës përmes projekteve dhe iniciativave të ndryshme.

Presidentja theksoi se Holanda mbetet aleate e rëndësishme e Republikës së Kosovës”, njofton Zyra për Informim e Presidencës.

Më tutje thuhet se presidentja Osmani theksoi rëndësinë e përkrahjes së Holandës për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë, duke u fokusuar në nevojën e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, gjë që është në dobi të garantimit dhe respektimit të të drejtave të gjithë qytetarëve.


MË SHUME NGA Lajme