KFOR: Vazhdojmë të sigurojmë praninë në Urën e Ibrit
BKT
Lajme

KFOR: Vazhdojmë të sigurojmë praninë në Urën e Ibrit

M.M. /RTKlive

KFOR ka njoftuar se njësite e specializuara shumëkombëshe në kuadër të misionit të KFOR-it janë vazhdimisht të pranishme në Urën e Ibrit, ku kryejnë patrullime në zonat përreth për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet lokale.

“Njësitë e Specializuara Shumëkombëshe të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja sigurojnë praninë e vazhdueshme në Urën e Austerlitz dhe kryejnë patrulla të rregullta në zonat përreth për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet lokale”, thuhet në njoftim, duke iu refruar Urës së Ibrit si “Ura e Austerlitz” për shkak të ngjashmërisë së ngushtë me Pont d’Austerlitz-in francez.

"KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë", thuhet mes tjerash në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme