07:58 / 30.06.2024
Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 33 gradë°
RTKlive
Instituti Hidrometeoroligjik i Kosovës njofton se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.























