Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
BKT
Gjykata Speciale

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

N.M. /RTKlive

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në Hagë sot pritet të vazhdon dëshminë e tij dëshmitari i 75 me radh, i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Bislim Zyrapi, Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është dëshmitari i 75 në çështjen kundër katërshes së UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Zyrapi, është planifikuar të dëshmojë për plot 7 ditë, pasi Prokuroria ka kërkuar 8 orë për ta marrë në pyetje ndërkaq ekipet e mbrojtjes 25 orë.

Gjatë seancës, të së enjtes, dëshmoi dëshmitari i 74-të, me kodin  me kodin W04846, dëshmia e tij, e tëra, u dëgjua në sesion privat për publikun. Seanca e së premtes për këtë çështje gjyqësore është anuluar, ajo pritet të fillojë sot.

Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë pritet të mbahen katër seanca, raporton RTKlive.

Ndryshe, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, javën që shkoi, është miratuar kërkesa e mbrojtjes së Rexhep Selimit që disa prova në lidhje me një dëshmitar të përjashtohen nga procesi gjyqësor pasi trupi gjykues kishte konstatuar se kishin efekt dëmtues të konsiderueshëm për të akuzuarin.

Kujtojmë se Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Në nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë deklaruare të pafajshëm.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale