19:47 / 01.07.2024
Sejdiu për Kadarenë: Ishte zë i fuqishëm i pavarësisë së Kosovës
F.S/ RTKlive
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka shkruar në Facebook për vdekjen e shkrimtarit shqiptar të njohur ndërkombëtarisht i cili ka vdekur sot, Ismail Kadare.
Sejdiu ka treguar për dy takimet që ka pasur me Kadarenë sa ishte president i Kosovës.
Ai ka thënë se Kadare ishte një zë i fuqishëm në ndihmë Kosovës për liri dhe pavarësi.























