Zyrapi po dëshmon në Speciale |VIDEO
A.B| RTKlive
(E plotësuar, ora 11:00) Gjatë dëshmisë së tij në Hagë dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurores Clare Lawson, dëshmitari Bislim Zyrapi pohoi se Jakup Kransiqi ka qenë zëvendëskomandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së gjatë periudhës së 1998-së.
Prokoria ka shfaqur një dukument.
Zyrapi vazhdon dëshminë në Speciale
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ndryshe dje ka filluar dëshminë Bislim Zyrapi, i cili gjatë dëshmisë së tij në Speciale tha se gjatë periudhës nga nëntori i vitit 1998 deri në mars të vitit 1999 pjesën më të madhe të kohës Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ka qenë i vendosur në fshatin Divjakë në Malet e Berishës.
Dëshmia e këtij dëshmitari pritet të vazhdojë gjatë sesionit të paradites në seancën e sotme.
Gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 2 korrik pritet të mbahet nga ora 09:00 deri në orën 13:00























