Kurti uron kryeministrin e ri holandez: Mezi pres vazhdimin e bashkëpunimit
BKT
Lajme

Kurti uron kryeministrin e ri holandez: Mezi pres vazhdimin e bashkëpunimit

V.Thaçi / RTKlive

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka uruar kryeministrin e ri të Holandës, Dick Schoof, për postin e ri.

Kurti, në një postim në platformën X, ka thënë se mezi pret të vazhdojë bashkëpunimin me Schoof, në zgjerimin e marrëdhënieve Kosovë-Holandë, promovimin e përbashkët të paqes e sigurisë.

“Urime për Dick Schoof në emërimin e tij si kryeministër i Holandës. Mezi pres që të vazhdojmë bashkëpunimin në zgjerimin e raporteve Kosovë-Holandë dhe promovimin e përbashkët të paqes, sigurisë, zhvillimit dhe demokracisë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Kurti në “X”.

Dick Schoof, erdhi në krye të qeverisë holandeze pasi Mark Rutte lëshoi këtë post për t’u bërë Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.


MË SHUME NGA Lajme