Albert Zogaj rizgjidhet kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës
BKT
Foto Arkiv
Lajme

Albert Zogaj rizgjidhet kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

M.P. / RTKlive

Albert Zogaj është rizgjedhur kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në mbledhjen e 328-të të këtij institucioni.

“Anëtarët e KGJK-së kanë vlerësuar punën dhe përkushtimin e kryesuesit Zogaj në përmirësimin e sistemit gjyqësor në Kosovë gjatë mandatit të tij deri më sot, ku nën drejtimin e tij, KGJK dhe gjykatat kanë arritur progres në forcimin e transparencës, efikasitetit dhe llogaridhënies së sistemit gjyqësor”, thuhet në njoftim.

Në anën tjetër, Këshilli caktoi gjyqtaren Ilire Vitija, nënkryetare të Gjykatës Themelore në Prishtinë.Gjithashtu është miratuar vazhdimi i mandatit të kryetares së Komisionit për Çështje Normative, Drita Rexhaj, deri në përfundim të mandatit si anëtare e Këshillit.

Anëtarët e KGJK-së, në bazë të raportit të Panelit për Shqyrtimin e Aplikacioneve dhe Intervistim, aprovuan avancimin e gjyqtarëve: Valbona Selimaj, Violeta Husaj-Rugova, Bujar Dobërdolani, Mirlinda Bytyqi-Rexhepi, Mevlide Kosumi-Qarri dhe Kymete Kicaj, në pozitën gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme