Sonte në RTK transmetohet koncerti i Shkurte Fejzës, ‘Zëri i Kombit’
M.Pasoma / RTKlive
Radiotelevizioni i Kosovës, sonte, me rastin e 50-vjetorit të karrierës së këngëtares Shkurte Fejza, ekskluzivisht transmeton koncertin e saj "Zëri i Kombit".
Shikuesit e RTK-së duke filluar nga ora 20:20 do të kenë mundësinë të dëgjojnë koncertin i cili rrumbullakon gjysmë shekulli jetë të Fejzës me këngën.
Ikona e muzikës atdhetare do të shfaqet në 17 interpretime muzikore, të cilat kanë lënë gjurmë në periudha të ndryshme të vendit. Përveç këngëve të saja autentike, këngëtarja e njohur do të interpretojë edhe përkrahë mysafirëve të shquar muzikor, si Kastriot Tusha, Nikollë Nikprelaj, Ilir Shaqiri dhe emra të tjerë.
E njohur për këngët “Oj Kosovë oj nëna ime”, Mora Fjalë”, “E kam emrin kosovar”, vet Fejza në një intervistë dhënë për RTK-në javë më parë e kishte ndarë karrierën e saj të shtrirë në 25 vjet robëri dhe në 25 vjet liri.
Koncerti “Zëri i Kombit” do të transmetohet në kanalet RTK1 dhe RTK4.























