Kurti u prit nga Guvernatori i Izmirit, temë thellimi i bashkëpunimit
V. Thaçi / RTKLive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit sot nga Guvernatori i Izmirit, Dr. Süleyman Elban, gjatë qëndrimit të tij në Turqi.
Zyra e kryeministrit përmes një komunikate njoftin se i shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës atje, Agon Vrenezi dhe Konsullja e Përgjithshme, Suzana Novobërdaliu në një takim dhe bisedë të përzemërt me guvernatorin Dr. Elban, u diskutua rreth thellimit të lidhjeve ekonomike, kulturore dhe arsimore, dhe hulumtimin e mundësive të reja për bashkëpunim në sfera me interest të dyanshëm.
Tuje në komunikatë thuhet se Kurti ka shprehur falënderimin e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë, dhe për mikpritjen e shtetit dhe popullit turk në secilën vizitë të tij.
Po ashtu në Izmir, kryeministri Albin Kurti u mirëprit sot edhe nga kryetarja e Komunës së Foçës në provincën e Izmirit, Saniye Bora Fıçı, e cila është me prejardhje shqiptare.
Sipas njoftimit Kurti e Bora Fiçi kanë diskutuar mbi kontributin e mërgatës shqiptare në Izmir dhe Turqi, dhe për rolin e saj në raportet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
























