Sveçla e Balla nesër vizitojnë pikën kufitare në Qafë Morinë
N. M. |RTKlive
(Plotësuar, 16: 04) Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij i Shqipërisë, Taulant Balla, nesër, në ora 13:00, do të vizitojnë pikën kufitare Qafë Morinë.
Me këtë rast, nga dy ministrat do të bëhet edhe nënshkrimi i Protokollit për Implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush.
“Vizita e paraparë për orën 11:30, në pikën kufitare Qafë Morinë, shtyhet për në ora 13:00”, thuhet në sqarimin e zyrës për informim të MPB-së.
Sveçla e Balla nesër vizitojnë pikën kufitare në Qafë Morinë
B. H. | RTKlive
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij nga Shqipëria, Taulant Balla, do të vizitojnë nesër në orën 11:30 pikën kufitare Qafë Morinë.
Sipas njoftimit të MPB-së, në kuadër të kësaj vizite, dy ministrat do të nënshkruajnë protokollin për Implementimin e Kontrollit të Përbashkët Kufitar në pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush.
Ky protokoll synon të forcojë bashkëpunimin mes dy vendeve në menaxhimin e kufijve dhe të lehtësojë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.























