Nis Universiteti Ndërkombëtar Veror, sivjet me program dy javor
BKT
Lajme

Nis Universiteti Ndërkombëtar Veror, sivjet me program dy javor

M.P. / RTKlive

Universiteti i Prishtinës ka hapur zyrtarisht edicionin e 24-të të Universitetit Ndërkombëtar Veror të Prishtinës. Ngjarja shënon fillimin e dy javëve të mbushura me 28 kurse të ndryshme akademike, shkëmbime kulturore dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

“Universiteti ynë veror nuk është vetëm një ngjarje akademike. Është dëshmi për përpjekjen e vazhdueshme të universitetit tonë, për të udhëhequr vendin dhe Evropën Juglindore në ofrimin e mundësive të shkëlqyera të arsimit të lartë. Është një platformë ku ne festojmë fuqinë fascinuese të mësimit, gëzimin e shkëmbimit dhe vlerën e perspektivave të ndryshme. Ne besojmë me të vërtetë se studentët tanë, pra ju, nuk jeni vetëm e ardhmja e këtij rajoni, por katalizatorë të ndryshimit global”, ka thënë rektori Qerim Qerimi.

Jehona Lushaku-Sadriu, nënkryetarja e Prishtinës, ka thënë se ndjehet krenare që kryeqyteti është nikoqir i ngjarjes.

“Ne synojmë të kultivojmë një mjedis ku diversiteti çmohet, ku idetë nga kënde të ndryshme të botës bashkohen dhe ku çdo student fuqizohet për të arritur potencialin e tij të plotë. Këtu, Universiteti i Prishtinës, në kuadër të shkollës verore, do të ofrojë një kurrikulë që jo vetëm i plotëson standardet më të larta akademike, por, gjithashtu, nxit mendimin kritik, kreativitetin dhe një ndjenjë të thellë përgjegjësie ndaj komunitetit botëror”, tha zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.


MË SHUME NGA Lajme