Qeveria miraton shpronësimin e pronave të paluajtshme për disa akse rrugore
BKT
Foto: Edona Podvorica
Lajme

Qeveria miraton shpronësimin e pronave të paluajtshme për disa akse rrugore

Edona Podvorica/RTK

(E përditësuar) Qeveria e Kosovës ka miratuar, të mërkurën edhe shpronësimin publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i disa projekteve rrugore.

Në mbledhje u votua për propozim - vendimin e ndryshimit dhe plotësimit të Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2024, Projekt-rregulloren për Procedurat e Përzgjedhjes dhe Emërimit të Drejtorëve dhe Zëvendësdrejtoreve, Mësimdhënësve, Bashkëpunëtoreve Profesional, Asistentëve, Instruktoreve dhe Sekretareve ne Institucionet Publike Edukativo-Arsimore dhe Aftësues të Arsimit Parauniversitar, Drafti i Programit te Statistikave Zyrtare për vitin 2024-2028,u emërua bordi mbikëqyrës i Ndërmarrjes Publike Qendrore "Trepça" Sh. A, u votua për shpronësimit të pronave të paluajtshme te cilat preken nga realizimi i Projektit: Konservimi, Restaurimi dhe Ndërtimi i Kompleksit Memorial "Masakra e Reçakut".

Ministrat votuan edhe për shpronësimin publik të pronave te paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 Kijevë- dhe rrugës rajonale RR221Cerkolez-Rakosh.

Qeveria gjithashtu ka miratuaredhe propozim-vendimin për emërimin e Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trepça”.

Kryeministri Kurti, tha se procesi i rekrutimit është monitoruar nga organizatat jo qeveritare dhe se anëtaret e bordit janë Mentor Berisha kryesues, Fadil Bejat anëtar, Merita Gashi anëtare, Sadije Gashi anëtare, Alban Krasniqi anëtar.

Qeveria ndanë mbi 21 milionë eurove, dëmshpërblim për Contour Global

Pas humbjes së arbitrazhit ndërkombëtarë me kompaninë amerikane Contour Global, në mbledhjen e sotme Qeveria vendosi ndarjen e mbi 21 milionë eurove,dëmshpërblim.

Kompania në fjalë kishte nënshkruar marrëveshje me Qeverinë e Kosovës në fund të vitit 2017, për ndërtimin e Termocentralit ‘Kosova e Re” me kapacitet 500 megavat, i cili do të kushtonte 1.3 miliard euro.

Tre vjet më vonë,në Mars të vitit 2020, kompania kishte njoftuar se do të tërhiqet nga ky projekt, me arsyen se kompania nuk e ka ndërmend të ndërtojë projekte me thëngjill në të ardhmën.

Kompania investuese “Contour Global”,pasi njoftuan për tërheqjen  nga ndërtimi i termocentralit, e kishte paditur Kosovën edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar për mosrespektim të kontratës.

Kontrata me “Contour Global” është nënshkruar nga Qeveria Haradinaj në dhjetor të vitit 2017.

 


MË SHUME NGA Lajme