Haradinaj i kundërpërgjigjet Kurtit
BKT
Lajme

Haradinaj i kundërpërgjigjet Kurtit

B. H. | RTKlive

Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i është përgjigjur ashpër akuzës së Kurtit për humbjen e mbi 21 milionë eurove me kompaninë “ContourGlobal”.

Haradinaj ka thënë se “Albini çdo ditë po dëshmon se edhe është kryeministër i dobët dhe njeri i poshtër”.

“Kurti e la Kosovën edhe pa 500 MW energji, ku që nga viti 2023 do t'i përfitonte Kosova me çmim prej 83€ e në ndërkohë ka blerë energji deri në 600€ e qytetarit të shkretë jo një por dy herë ia ka rritë çmimin e energjisë”, ka shkruar ai.

Rikujtojmë që kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati kanë miratuar sot vendimin për ndarjen e mbi 21 milionë eurove për kompaninë “ContourGlobal”, pas humbjes së rastit në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. E për këtë humbje Kurti fajësoi ish-kryeministrin Haradinaj dhe paksa edhe ish-kryeministrin Hoti.


MË SHUME NGA Lajme