11:18 / 11.07.2024
Osmani takohet me kryeministren e Danimarkës, flasin për ruajtjen e paqes
K. K. / RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington.
Në Facebook, presindentja Osmani ka shkruar se me kryeministren e Danimarkës kanë diskutuar për qëllimet e përbashkëta në mbrojtje të paqes e sigurisë.
“Me Kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, diskutime në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C., për qëllimet tona të përbashkëta në mbrojtje të paqes e sigurisë në kontinentin tonë”, ka shkruar Osmani.























