Malisheva e mposht Buduçnostin
Uran Krasniqi / RTKLive
(E plotësuar) Malisheva ka nisur me fitore fushatën kualifikuese në Conference League, duke mposhtur Buduçnostin me rezultat minimal 1-0 të mërkurën në stadiumin "Zahir Pajaziti" në Podujevë.
Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar pa gola, me skuadrën malazeze që ka pasur më shumë iniciativë.
Në minutën e dhjetë, Buduçnost ka pasur një rast të mirë me Vukotiç, por gjuajtja e tij nuk e ka gjetur kuadratin e portës.
Malisheva e ka pasur rastin më të mirë në minutën e tridhjetë e tretë, kur Veliu ka gjuajtur nga distanca, por topi ka shkuar mbi portë.
Në pjesën e dytë, skuadra kosovare ka qenë më e mirë në fushë. Brruti ka pasur një mundësi të mirë në minutën e dyzet e tetë, por gjuajtjen e tij e ka pritur portieri Mijatoviç. Megjithatë, në minutën e gjashtëdhjetë e shtatë, Brruti ia ka dalë të shënojë një gol të bukur me një gjuajtje të fortë nga distanca, pas një asistimi nga Sobowale, duke e kaluar Malisheven në epërsi.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 18 korrik në Mal të Zi, ku Malisheva do të kërkojë të ruajë epërsinë dhe të sigurojë kalimin në fazën tjetër.
S`ka gola në pjesën e parë të ndeshjes Malisheva - Buduçnost
(E plotësuar, 17:52) Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Malisheva dhe Buduçnost është mbyllur pa gola, me rezultatin 0-0.
Ndeshja u zhvilluar në stadiumin "Zahir Pajaziti" të Podujevës në kuadër të kualifikimeve për Conference League, ka parë skuadrën malazeze të tregojë më shumë iniciativë gjatë këtyre dyzet e pesë minutave të parë.
Në minutën e dhjetë, Buduçnost ka pasur një rast të mirë me Vukotiç, por gjuajtja e tij nuk ka arritur ta gjejë kuadratin e portës.
Nga ana tjetër, rasti më i mirë për Malisheven ka ardhur në minutën e tridhjetë e tretë, kur Veliu nga distanca ka gjuajtur mbi portë.
Të dyja skuadrat do të kenë në dispozicion edhe një pjesëlojë të plotë për ta provuar ta ndryshojnë rezultatin.
Malisheva - Buduçnost, formacionet zyrtare
Malisheva dhe Buduçnost ndeshen sot në kuadër të kualifikimeve për Conference League. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.























