Në Kosovë shënohet Dita Kombëtare e Francës
BKT
Lajme

Në Kosovë shënohet Dita Kombëtare e Francës

Elmina Osmani/ RTK

Ambasada e Francës në Kosovë ka organizuar pritje për nder të Ditës Kombëtare të Francës.

Me këtë rast Ambasadori i shtetit francez, Olivier Guerot, ka mirëpritur autoritete të larta të Kosovës, kryetarë të komunave të Kosovës, ambasadorë të akredituar në Kosovë, deputetë të Kuvendit të Kosovës, sportistë, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, si dhe pjestarë të komunitetit francez në Kosovë.

Në këtë ceremoni fjalë rasti kanë mbajtur ambasadori francez, Guerot, kryeministri Kurti, ndërkaq presidentja Osmani të pranishmëve u është drejtuar me një video mesazh.


MË SHUME NGA Lajme