20:22 / 11.07.2024
Hapen procedurat për ndërtimin e rrugës Kaçanik-Kërbliq
F.S .RTKlive
Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës , Jeton Raka ka njoftuar se janë hapur procedurat për dorëzimin e ofertës për ndërtimin e Rrugës Kaçanik-Kërbliq .
“Segmenti me gjatësi totale 11.231 km, gjerësi 5m dhe me buxhet të planifikuar të projektit 2.670.000 milionë euro. Kjo rrugë do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e banorëve të fshatit Kërbliq dhe gjithë qytetarëve të Kaçanikut, ku do të mundësohet më lehtë qarkullimi, punimi i tokave, vizitat e qytetarëve në këtë fshat që karakterizohet me dy ujëvarat dhe bukuritë natyrore të tij dhe do të ndikojë në zhvillimin e turizmit malor’, ka shkruar Raka në ‘Facebook’.
























