Hapet ekspozita `Një Ditë` dedikuar të mbijetuarve të luftës
BKT
Lajme

Hapet ekspozita `Një Ditë` dedikuar të mbijetuarve të luftës

V.Th. /RTKlive

Është hapur ekspozita “Një Ditë”, dedikuar të mbijetuarve të luftës, kuruar nga Blerta Hoçia dhe realizuar Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK).

Në ketë ekspozitë ishte edhe Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e cila përmes një postimi në Facebook, ka thënë se përderisa ecte në labirintin e krijuar nga artistja Hoçia, dëgjonte historitë e rrëfimet e dëshmitarëve të cilët kishin kaluar tmerrin më 2 maj të vitit 1999 në fshatin Studime. Për vetëm një ditë, vrasje, dhunime, tortura, zhdukje e dëbime. Sa shumë dhimbje, sa shumë sakrificë.

Ekspozita u realizua përmes një llamarine rrjedhëse që simbolizon rrjedhën e përroit që përshkon rrugën nga Studimja e Epërme në Studimen e Poshtme.


MË SHUME NGA Lajme